E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mesfushori 24-vjeçar i skuadrës turke Gençlerbirligi ka shprehur dëshirë që të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Dëshirën e tij drejtuesve të FSHF-së dhe përzgjedhësit Josip Kuzhe ua ka prezentuar Debatik Curri që është bashkëlojtar i Harbuzit te Gençlerbirgligi.
Kosovari Labinot Harbuzi nė pritje tė ftesės pėr kombėtare nga FSHF













Gjergji Mima

- Futbollisti kosovar Labinot Harbuzi është duke pritur që drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) t'i rregullojnë dokumentet për t'i mundësuar që të
luajë për Kombëtaren shqiptare.

Mesfushori 24-vjeçar i skuadrës turke Gençlerbirligi ka shprehur
dëshirë që të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë. Dëshirën e tij
drejtuesve të FSHF-së dhe përzgjedhësit Josip Kuzhe ua ka prezentuar
Debatik Curri që është bashkëlojtar i Harbuzit te Gençlerbirgligi.

Kuzhe ka thënë se Harbuzi do të ishte shumë i vlefshëm për
Kombëtaren, por ka vënë në dyshim përfshirjen e tij në përfaqësuese.
Sipas tij, nuk dihet nëse Harbuzi ka të drejtë të luajë për
Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur për U-21 të Suedisë. Një dyshim
të tillë e kanë shprehur edhe drejtues të FSHF-së.

Por, futbollisti thotë se nuk ka pengesa që ai të paraqitet për
kombëtaren A të Shqipërisë. Harbuzi për U-21 të Suedisë ka luajtur tri
herë. Është paraqitur edhe në Kampionatin evropian të kësaj grup-moshe
që vitin e kaluar u mbajt në Suedi.

Harbuzi e ka nisur karrierën në Malmo. Si i ri është transferuar
te klubi i njohur holandez, Feyenoord. Në vitin 2006 është kthyer në
Malmo, pasi nuk arriti të angazhohej në ekipin e parë të Feyenoordit.
Në korrik të vitit të kaluar u transferua te Gençlerbirligi.

Publikuar: 18.08.2010 | 19:00
Lexuar: 667 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime