E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në gabimet e shumta të paraqitura në këtë libër në faqen 43 ku prezantohen religjionet e Maqedonisë, shkruan se vetëm 19 % e popullatës në vend janë myslimanë ndërkohë që 1 % I takojnë besimeve tjera. Skandali të jetë edhe më i madh kur flitet për besimtarët mysliman është paraqitur edhe fotografia e profetit Muhamed që në fakt është rreptësisht e ndaluar bazuar në parimet fetare islame.
Fotografitė e profetit Muhamed, shkak pėr tėrheqjen e librit










Paraqitja e fotografisë së profetit Muhamed në librin tani më të tërhequr nga botimi Shoqëria për klasat e pesta ka qenë një nga arsyet kryesore që ministri Todorov të merr një vendim të tillë . Kështu ka deklaruar vetë ministri Todorov sot para gazetarëve.

Në gabimet e shumta të paraqitura në këtë libër në faqen 43 ku prezantohen religjionet e Maqedonisë, shkruan se vetëm 19 % e popullatës në vend janë myslimanë ndërkohë që 1 % I takojnë besimeve tjera. Skandali të jetë edhe më i madh kur flitet për besimtarët mysliman është paraqitur edhe fotografia e profetit Muhamed që në fakt është rreptësisht e ndaluar bazuar në parimet fetare islame.

“Kjo ishte edhe një nga arsyet më serioze për shkak të së cilës dhe sollëm vendim që ky libër të tërhiqet…Jam i sigurt se nuk do përsëriten gabimet pasi që kemi të formuar ekip serioz të recensentëve, i cili plotësisht i është dedikuar punës në fjalë”, tha Nikolla Todorov, ministër I arsimit.

Ndërkohë Skender Hasani anëtarë i ekipit të ri të recensentëve gabimet e librit i ka vlerësuar si trashanike. Ai thotë se që në parathënien e tij librit i jepet orientim një nacional dhe i dedikohet vetëm nxënësve maqedonas duke mos përfill fare faktin se libri duhet të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Ndërkohë lidhur me faktet e prezantuara për religjionet në Maqedoni Hasani thotë se gjithçka është kontradiktore.

“Kur jemi te religjionet aty paraqiteshin numra kontradiktor për numrin e popullsisë me përkatësi muslimane dhe pikërisht ishte edhe ai moment ku u pa se nuk ka rrugëdalje për këtë libër dhe u vendos që të tërhiqet ky libër dhe më eklatante ishin fotografitë të cilat gjendeshin të plasuar në këtë libër, një fotografi e profetit Muhamed që dihet fortë mirë se në fenë islame ose myslimane nuk lejohet fotografi të ketë në libra apo në veprat e ndryshme”, deklaroi Skender Hasani, recensent për librin e ri.

Paraqitja e fotografive të profetit Muhamed në Danimarkë vite më parë shkaktoi revoltë të madhe në tërë botën islame. U protestua gjithë andej mes tjerash edhe në Shkup. Melihate Rustemi

Publikuar: 18.08.2010 | 20:19
Lexuar: 521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime