E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Integrimi i Maqedonisë në BE është e definuar si përparësi politike dhe ekonomike. Integrimi në BE do të thotë stabilitet politik dhe ekonomik për investitorët dhe një standard më të lartë të jetesës.
Intervistė e ministrit Fatmir Besimi dhėnė tė pėrditshmes “KOHA”





KOHA: Si e vlerësoni gjendjen ekonomike në vend?

FATMIR BESIMI: Ekonomia në vitin 2010 ende i mban tiparet e krizës globale ekonomike që dominuan gjatë vitit 2009. Me një fjalë ekonomia e Maqedonisë nuk është imune në atë ndaj zhvillimeve në ekonominë globale. Mirëpo nëse do të bënim një krahasim me vendet tjera të rajonit mund të themi se Maqedonia ka kaluar relativisht mire, pa ndonjë destabilizim serioz, gjegjësisht nuk pati krizë financiare dhe sociale. Kryesisht kriza u manifestua nëpërmjet tregtisë së jashtme gjegjësisht rritja e deficitit dhe rënie në prodhimin industrial, ndërsa në sektorin bankar u shënua rritje të normave të interesit. Gjithashtu vitin që lamë pas pati një dinamikë më të ulët të investimeve të huaja që ka ndikuar edhe në rritjennegative të ekonomisë së vendit. Sidoqoftë, një nga faktorët që gjatë kësaj periudhe që ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit ishin dhe remitencat e diasporës, të cilat në një periudhë5 vjeçare kanë pasur një trend stabël për çdo vit prej 900 milion euro deri më 1 miliard krahasuar me investimet e huaja në Maqedoni që kanë lëvizur nga 300 deri më 500 milion euro në vit. Për fat të mirë, tanimë në vitin 2010 këto trende po stabilizohen, ekonomitë e huaja (EU) po rimëkëmben dhe kjoreflektohet edhe te ne: tregtia e jashtme për gjashtëmujorin e parë në 2010 krahasuar me 2009 shënon rritje prej 10% edhe atë eksportit ka rritje prej 20%, ndërsa imorti 5%; norma e interesit te bonave te bankës qendrore tani është 4.5%, krahasuar me vitin 2009 kur ajo arriti deri 9%; ndërsa sa i përket prodhimit industrial trendet pozitive pritet të vijnë me një vonesë dhe ngjashëm mund të jetë edhe me investimet. Kur kemi parasysh këto zhvillime mund të themi se viti 2010 do të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike, apo shërimittë plagëve të dy viteve të mëparshme pa norma spektakulare të rritjes ekonomike.

KOHA: Sa është e gatshme ekonomia e vendit për integrime evropiane?

FATMIR BESIMI: Kur flasim për integrimet evropiane duhet të qartësojmë se bëhet fjalë për një koncept strategjik si opcion më i mirë për të ardhmen e rajonit. Integrimi i Maqedonisë në BE është e definuar si përparësi politike dhe ekonomike. Integrimi në BE do të thotë stabilitet politik dhe ekonomik për investitorët dhe një standard më të lartë të jetesës. Gjegjësisht, duhet ta bëjmë të gatshme ekonominë e vendit ta integrojmë në një treg evropian me 500 milion banorë ku BPV mesatar në këto vende është 41 mijë dollarë ndërsa në Maqedoni është BPV për kokë banori është 4.500 dollarë. Flasim për një integrim në BE ku standardi jetësor është tetë deri dhjetë herë më i lartë se i Maqedonisë. Për të qenë e gatshme Maqedonia për ketë treg duhet futet me produkte të standardeve dhe cilësive të larta. Për të arritur gjithë këtë kuptohet duhet të krijojmë ambient për investime si të vendit dhe atyre të huajve dhe të krijojmë një ekonomi më konkuruese. Kjo do të thotë investime në teknologji të re, në kuadër në arsim me qëllim të krijimit të kapitalit njerëzor që do të jetë i aftë të konkurrojë në treg dhe të jemi pjesë e tregut të BE-së. Duke patur parasysh keta fakte, integriminë BE duhet të shihet si mundësi për një rritje më të lartë ekonomike dhe më shumë investime dhe vende të reja pune, ndaj edhe prioritet kryesor duhet të mbetet integrimi i vendit në BE dhe NATO. Sa i përket aspektit legjislativ është harmonizuar në më shumë segmente, mbetet të realizohen avancime edhe në gjyqësi dhe të zgjidhet konteksti i emrit me Greqinë me se do të hapen mundësi fazate ardhshme të integrimit në BE dhe NATO.

KOHA: Ekspertët ekonomik por edhe përfaqësues të partisë që ju përfaqësoni rishikimi e buxhetit për ketë vit e kanë vlerësuar si diskriminues për shqiptarët. Merrni ju pjesë në përgatitjen e buxheteve apo VMRO-ja nuk ju përfill, sepse po të ishte e kundërta, do të ishin më shumë projekte për vendbanimet shqiptare.

FATMIR BESIMI: Nuk pajtohem me qëndrimet që pozicioni i BDI-së në Qeveri është inferior. Ne shpesh debatojmë edhe në kuadër të qeverisë me qëndrime të ndryshme. Kështu është edhe kur flasim për buxhetin. Sa i përket debatit lidhur me strukturën e buxhetit, duhet të sqarojmë në dy aspekte, gjegjësisht këndvështirmi statik dhe dinamik qv shpesh në opinion me ose pa qëllim përzihen. Nga këndvështrimi statik personalisht mund të them që nuk mendoj se struktura aktuale e buxhetit është ajo që vlersësoj se duhet të jetë si për shqiptarët, por edhe për Maqedoninë në përgjithësi. Kjo, kryesisht është si rrjedhojë e një tendence të disproporcionit ekonomik ka ekzistuar dhe është akumuluar nga ish-sistemi socijalist dhe gjatë tranzicionit. Mirëpo, nga këndvështrimi dinamik si dhe i përgjegjësisë politike, buxheti duhet të analizohet krahasuar me vitet e kaluara, apo më mirë thënur kush në cfare periudhe ka kontribuar në buxhet. Pra duhet të shohim se cilat projekte dhe në [farë periudhe janë realizuar. Kështu mund të themi se në buxhetin e vitit 2010 ka relativisht strukturë më të përshtatshme për shqiptarët krahasuar me buxhetin e vitit 2007 dhe kjo sidomos kur merret parasysh fakti se vitet 2009 dhe 2010 e karakterizojnë buxhetin me efektet e krizës globale ekonomike që nuk ishte rast vitet e kaluara. Argument për këtë janë disa shembuj konkret, p.sh. me rishikimin e buxhetit edhe pse janë zvogëluar mjetet në më shumë projekte, për Universitetin shtetëror të Tetovës është rritur buxheti i që është një projekt vital për shqiptarët e Maqedonisë, gjithashtu, janë ndarë mjete për projekt ideor pë sheshin Skënderbeu në Shkup dhe projekte tjera. Sidoqoftë mendoj se duhet te ketë më shumë buxhet për projekte shqiptare, mirëpo ka pasur rrethana objektive ku edhe praktikisht kemi qenë të kufizuar për realizmin e tyre: p.sh për cdo projekt kapital fillimisht duhet të kalojë faza përgatitore (e projektimit) pastaj ndërtimi, kështu ndodh me shumë projekt që për herë të parë i kemi bërë pjesë të buxhetit që fatkeqësisht paraprakisht nuk kishin lëvizur dhe duhet të kalojnë disa vite deri në ndërtim, ndërsa në anën tjetër partneri i koalicionit ka projekte që nuk janë me interes të drejtpërdrejtë për shqiptarët por që janë nisur para disa viteve dhe tani arrin faza e realizmit.

KOHA: Ministri e financave për buxhet të vogël për projekte infrastrukturore në vendbanimet shqiptare gjithmonë fajin u hedhë ministrave shqiptarë sepse juve aspak nuk kërkoni mjete plotësuese për projekte të rëndësishme për popullatën shqiptare?

FATMIR BESIMI: Personalisht nuk kam dëgjuar një deklaratë të këtillë nga ministri i financave apo nga përfaqësues të Qeverisë. Prandaj nuk dua ta komentojë këtë sepse janë të papranueshme.

Përndryshe, procesi i përgatitjes së buxhetit është një standard ndërkombëtar që prezantohet nga Banka Botërore dhe FMN-ja e cila aplikohet edhe në Maqedoni. Ministria e financave projekton kornizë buxhetore sipas mundësive të financimit. Kjo është faza e parë. Pastaj ministria e financave deri të ministritë dërgon qarkore ku ministrat duhet të dërgojnë projekte që dëshirojnë t’i realizojnë. Këtu shihet se ne si ministri kërkojmë ma shumë se sa parashihet buxheti dhe menjehër bie lista e disa projekteve që i kemi kërkuar.

KOHA: Ju personalisht pajtoheni me Buxhetin 2010?

FATMIR BESIMI: Në përgjithësi struktura e buxhetit në Maqedoni është sociale kurse për projekte kapitale parashihet vetëm 12 për qind nga totali i buxhetit. Buxheti i Maqedonisë është 2.5 miliard euro dhe nga ky buxhet, 15 për qind shkojnë për rrogat e administratës shtetërore, 11 për qind janë shpenzime për nevojat e Qeverisë, transfere për pushtetit lokal janë 9 për qind ndërsa transferet sociale janë 44 për qind dhe 9 për qind shpenzime tjera. Nga gjithë kjo vetëm 12 për qind nga buxheti ndahet për projekte kapitale siç janë ndërtimi i rrugëve apo shkolla.

Personalisht nuk jam i kënaqur me buxhetit për shkak se do të kisha dashur që struktura për projekte kapitale të jetë më e madhe. Ndërsa sa i përket faktit se duhet të ndahen më shumë mjete buxhetore për avancimin e projekteve nëpër vendbanimet shqiptare mendoj se ka hapësirë që kjo të bëhet.

KOHA: Me rishikimin e buxhetit askund nuk parashihen mjete financiare për projekte infrastrukturore siç janë Rruga e Arbërit, Autostrada Shkup Bllacë apo rruga Tetovë Jazhincë. Ministrat shqiptarë ketë e arsyetojnë me faktin se kanë arritur në buxhet të kërkojnë mjete për disa projekte ideore siç është rruga Tetovë-Prizren apo projekti ideor sheshi i Skënderbeu?

FATMIR BESIMI: Sa i përket projekteve me rishikim e buxhetit rruga e Shkup-Bllacë, rruga prej Gostivarit deri në Qafë Thanë janë pjesë e ankandin ndërkombëtar që i përkasin korridorit 8 dhe në të ardhmen duhet të bëhen në nivel autosrade. Ky proces është në vijim. Ndërsa sa i përket projektit ideor rruga Tetovë Prizren ka qenë e përfshirë në programin tonë partiak. Në një takim pune me kryetarin aktual të komunës së Tetovës më njoftoi se kanë një projekt ideor dhe bëhej fjalë pikërishtë për ketë rrugë dhe këtë vit do të fillojmë me përgatitjene projektit të fizibilitetit dhe nëse studimi tregon që ka arsyeshmëri ekonomike (që nuk dmth me siguri do jetë ashtu) ky projekt do të kalojmë në fazën e sigurimit të mjetevePra kur bëhet fjalë për projekte vitale nuk këtu nuk e shohim interesin partiak partiak por vlerësojmë se është përgjegjësi që në tí realizojmë këto projekte. Po ashtu është gati dhe projekti për ndërtimin e hekurudhës Kërçovë qafë thanë, ky projekt u fillua për herë të parë në vitin 2009. Është krye studim i fizibilitetit dhe projekti themelor po përgatitet që në vitin 2012-13 të fillohet me ndërtimin e kësaj hekurudhe. Gjithashtu, parashihet riparimi i rruges regjionale Shkup-Likove të fillojë vitine ardhshëm dhe nv vitet në vijim infrastrukutra në vendkalimet kufitare me Kosoven (Tanushë-Debellde dhe Bellanovc-Stancic) dhe me Shqipërine (Xhepisht-Trebisht). Ndërsa sa i përket ndërtimidhe riparimi ishkollave fillore dhe të mesme në vendbanimet me shumicë shqiptare ka patur investime thaujse më shumë se 25 për qind të buxhetit te paraparë pvr këto projekte.

KOHA: Çfarë po bëhet konkret me riparimin e rrugës Tetovë-Jazhincë për të cilën po flitet me vite te tëra?

FATMIR BESIMI: Për ketë rrugë janë paraparë mjete nga buxheti dhe është filluar me rikonstruimin e rrugës. Gjithashtu, planifikojmë të fillojmë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një rruge të re Tetovë – Jazhincë. Mirëpo për ketë ende nuk kemi garanca se kur do të ndërtohet apo do të ndërtohet.Tani për momentin po bëjëm të gjitha studimet fizibileti se cilat janë përparësit e krijmit një rrugë tjetër viza vi asaj ekzistuese.

KOHA: “Rruga e Arbrit” njehërit është edhe premtimi i kryeministrit të Qeverisë Gruevski se kjo rrugë do të ndërtohet. A ekziston projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe kur do te fillohet me ndërtimet?

FATMIR BESIMI: Kur flasim për rrugën e Arbrit duhet ta dimë se bëhet fjalë për një rrugë që është shfrytëzuar para disa shekujve kur transporti dhe komunikacioni kanë determinuar trajektore tjera të udhëtimit që dallojnë nga koha e sotme. Në buxhet janë parapraë mjete për ndërtimin e një rrugë të re nga Dibra deri në kufi të Shqipërisë ku do të lidhet me rrugën e Arbrit në pjesën e Shqipërisë. Ekziston po ashtu projekti i ri për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Kërçovën me Dibrëndhe kjo rruge do të shkurtojnë distancën në nga 90 kilometra sa është tani në 40 kilometra.

KOHA: Muaj më parë u vendos gurrë themeli i një projekti shumë të përfolur zonës së lirë ekonomike në Zhelinë. Cfarë konkretisht bëhet në këtë zonë?

FATMIR BESIMI: Themelimi i zonë së lire ekonomike në Zhelinë është njëri ndër projekte më kapitale më rendësi ekonomike për rajonin e Pollogut. Fakt është se kur punohet në realizmin projekteve të mëdha çdo kush i përmend ata. Ne arritëm prej një ide në mandatin e kaluar ta realizojmë në ketë mandat. Ishte në projekte që formalisht kishte shumë probleme në teren për realizmin e saj të plotë. Plotë dy humbën në zgjidhjen e problemeve të pronësisë juridike duke dashur të respektojmë të drejtën e pronës të familjeve apo trashëgueseve të truallit ku parashihej ndërtimi i zonës. Pasi u vendos gurrë themeli tani përgatitet analizë nga Banka Botërore për modelin e shfrytëzimit të zonave ekonomike. Përveç modelin aktual që shfrytëzohen duhet të integrojmë një model të ri i cili do të jetë komplimentar me këtë që të mund të shfrytëzohen me koncesionim nga investitorët e huaja që kanë përvojë në këtë drejtim gjegjësisht ide, kapital që ta vendosin në funksion në tërësi zonën ekonomike në Zhelinë. Brenda këtij viti nëse analizat do të jenë gati dhe pritet të shpallet ankand ndërkombëtare për gjetjen e investitorëve që të menaxhojnë me zonën. Funksionimi i kësaj zonë do të hape rreth 7 mijë vende të reja të punës. Tani për tani interes kanë shprehur kompani nga Norvegjia, Turqia dhe Zvicra.

KOHA: Gati dy vitet e fundit Maqedonia anashkalohet nga investitorët e huaj. Pse ndodhë kështu?

FATMIR BESIMI: E para që tanimë është e njohur ka ndikuar kriza globale ekonomike. E dyta që është më rëndësi shumë specifike për investitorët e huaj është tema politike aktuale që pengon edhe integrimin e vendit në BE dhe NATO e ajo është çështja e emrit. E treta është nevoja për një koordinim më të mirë tëinstitucioneve vendore, gjegjësisht ndodh që investitorët e huaj vijnë në Maqedoni, edhe pse ne promovojmë politika lehtësuese e tatimore ata në praktikë ballafaqohen me informata jo të njëtjta midis ministrive përkatëse dhe agjencinë për investime të huaj drejtorinë e zonave të lira ekonomike etj.

KOHA: Me vite projekti I naftësjellësit ‘AMBO” llogaritej si projekt strategjik për Maqedoninë. Çfarë po behët me këtë projekt?

FATMIR BESIMI: Projekti AMBO është projekt privat dhe ideja është që nafta nga Azia e vogël përmes vendeve të Ballkanit përfshirë këtu Bullgarinë, Maqedoni dhe Shqipërinë të bartet në tregun e Evropës dhe atij Amerikan. Investitorët e këtij projekti janë firma private ne Maqedoni këtij projekti i ka dhënë përkrahje të plotë. Është thjeshtë çështje e financave se sa do të arrijnë investitorët të sigurojnë mjete financiare për realizmin e këtij projekti. Për ne është shumë me rëndësi të ndërtohet ky projekte sepse mund të kemi përftime të larta nga taksat tranzistore. Këtu do të kisha dashur të shtoj se efekt drejtpeërdrejt edhe me të madh për kompanitë dhe banorët e Maqedonisë do të jetë ndërtimi i gassjellësit ku si prioritet është vendosur edhe lidhja Shkup-Gostivar dhe njv degëzim deri në Kërcovë.

Publikuar: 19.08.2010 | 00:16
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime