Sa i përket jetës sentimentale, Leonora aktualisht është duke shijuar statusin e saj prej beqareje...
Ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës më të fundit të Leonora Poloskës në bashkëpunim me MC Kresha dhe, siç duket, një këngë e re është gati për tu publikuar shumë shpejt. Sa i përket jetës sentimentale, Leonora aktualisht është duke shijuar statusin e saj prej beqareje...
Nuk jam e dashuruar për momentin, ndërsa nuk fsheh se në lidhje do të preferonte tipin e mashkullit ideal. Vera është një stinë e ngarkuar me koncerte dhe veç kësaj është stina në të cilën shpallet hapur lufta mes këngëtarëve, por për Nora Poloskën, konkurrenca në art nuk duhet të ekzistojë.
Lidhur me rivalet e saj në muzikë, ajo plot humor përgjigjet për Bluetooth se muzika nuk është një ring boksi dhe si pasojë për të rivaliteti mes kolegëve nuk ekziston. E pyetur nëse i pëlqen Leonorës që meshkujt ta marrin për një femër të forte, këngëtarja pohon. Unë jam një femër e fortë në shumë drejtime në jetë, mendoj se mundem të përballoj shumë dhe nuk frikësohem... Sa i përket asaj se a ju pëlqej meshkujve duhet ti pyesni ata.