E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dëshmojnë se gratë të bashkuara mund të arrijnë në realizimin e qëllimeve dhe ideve progresive, të motivojë edhe gratë tjera që të jenë më aktive në jetën shoqërore, të përkrahin ata femra pa marrë parasysh partinë politike që me aktivitete konkrete të shënojnë përmirësim të pozitës shoqërore -theksoi Sadije Aliti, ligjëruese.
Gratė mund t’ia arrijnė




















Inicim dhe motivim i grave për pjesëmarrje aktive në jetën politike

Përfaqësues në partive politike, këshilltare, sektori civil dhe media u mblodhën të shtunën në Tetovë në kuadër të programit “Gratë mund t’ia arrijnë”. Objekt i këtij seminari ishte rritja e vetëbesimit dhe vetëkuptimit të grave përderisa pozita e grave përforcohet në jetën organizative dhe politike, sukseset do të jenë më të mëdha.

“Qëllimi i këtij seminari ishte krijimi vetëbesimit te gratë, përforcimi i vetëdijes për një inkuadrim dhe pjesëmarrje më të madhe në jetën politike e publike të shoqërisë. Të dëshmojnë se gratë të bashkuara mund të arrijnë në realizimin e qëllimeve dhe ideve progresive, të motivojë edhe gratë tjera që të jenë më aktive në jetën shoqërore, të përkrahin ata femra pa marrë parasysh partinë politike që me aktivitete konkrete të shënojnë përmirësim të pozitës shoqërore« -theksoi Sadije Aliti, ligjëruese.

Rritja e pranisë më të madhe të femrës në jetën politike e publike mund të arrihet nëpërmjet bisedave, komunikimit, mjeshtërisë së debateve dhe diskutimeve duke identifikuar metodat më dominante. Aftësia e përparimit në arenën politike është kërkesë dominuese, ndërsa para kësaj duhet të ketë siguri në vete personi dhe aftësi për të vepruar u theksua mes tjerash në këtë seminar.

“Të gjithë kemi pikëpamje në mendime se si duhet të jetë shoqëria dhe jeta jonë, nëse do të jemi të aftë që kontributin tonë ta japim në drejtim të vendosjes së gjërave se si ne i dëshirojmë duhet të kemi edhe kurajë që t’i shfaqim ato ide dhe mendime në forume ku edhe merren vendime”-tha Dije Arifi, ligjërueset. Njëra prej temave të prezantuara ishte edhe tema

“Politika në mënyrën e grave” ku u theksua se ekzistojnë dyshime se gratë janë të dhëna pak pas politikës. Politika e grave shpreh një dëshirë për arenë politike ku ato do të marrin pjesë me ecje të barabartë me meshkujt, ndërsa duhet të vlerësohet kontributi dhe rëndësia e pjesëmarrjes së gruas në shumë procese shoqërore. Temat që u ligjëruan në këtë seminar kishin të bëjnë me barazinë mes gjinive, me teknikat e komunikimit dhe të dominimit në shumë sfera të shoqërisë.

Plani aksional kishte të bëjë me aftësimin e të pranishmeve për hartimin e projekteve që kanë të bëjnë me kërkesat më të nevojshme të rrethit shoqëror ku jetojnë. Ndër temat që u shtjelluan në këtë seminar ishin: përforcim i vetëbesimit, përfitim i diturive dhe shkathtësive për pjesëmarrje aktive në jetën publike, definim i konceptit për barazi gjinore, përgatitja e fjalimeve dhe prezantimi në publik. Konstatim i përbashkët ishte se duhet edhe një sërë aktivitetesh që të ndikojnë në rritjen e numrit të pjesëmarrjes së gruas në politikë, por edhe për arritjen e një farë barazie mes gjinive në shumë sfera të shoqërisë.
Ky seminar ishte i organizuar nga INGO “Antiko” i përkrahur nga Ndihma Popullore Norvegjeze, NPA.

Shaban Sinani

Publikuar: 01.02.2009 | 04:14
Lexuar: 788 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime