E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëtimi i tij përkon me një anketë të re nga agjencia Associated Press, sipas së cilës vetëm 41 përqind e të anketuarve i miratojnë politikat e tij ekonomike, ndërkohë që ekonomia, po sipas anketave, është çështja më shqetësuese për amerikanët.
Presidenti Obama nė fushatė pėr ekonominė





Presidenti Barak Obama po i jep fund një turneu tre ditor në mbarë vendin, që i ngjan një udhëtimi elektoral, duke shpjeguar politikat e tij ekonomike dhe duke u përpjekur të forcojë pozitën e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e nëntorit.

Udhëtimi i tij përkon me një anketë të re nga agjencia Associated Press, sipas së cilës vetëm 41 përqind e të anketuarve i miratojnë politikat e tij ekonomike, ndërkohë që ekonomia, po sipas anketave, është çështja më shqetësuese për amerikanët.

Gjatë një ndalese të mërkurën në shtetin e Ohajos, presidenti u takua dhe iu përgjigj pyetjeve të një familje të klasës së mesme dhe fqinjëve të tyre.

Presidenti përsëriti vlerësimin e tij se ekonomia po përmirësohet dhe se vendi është në rrugën e duhur, duke paralajmëruar për rreziqet e kthimit tek politikat e paraardhësit të tij republikan, që ai i fajëson për krizën ekonomike. Ai tha se do të duhet kohë për rihapjen e 8 milionë vendeve të punës që u humbën gjatë krizës.

Presidenti do të marrë pjesë tani në një takim në Florida para se të kthehet në Uashington.

Publikuar: 19.08.2010 | 13:01
Lexuar: 179 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime