E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një studim tjetër tregon se prodhimi industrial u rrit me një për qind në korrik duke shënuar përparime krahasuar me muajt e mëparshëm që tregonin tkurrje. Fabrikat amerikane kanë qenë një element kyç në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike.
Raportet: Ekonomia amerikane po forcohet




Një numër raportesh ekonomike qeveritare treguan të martën se ekonomia amerikane po bëhet pak më e fortë.

Sektori i banesave shënoi fillimin e ndërtimeve të 1.7 për qind më shumë shtëpive në muajin korrik, por kërkesa për lejet e ndërtimeve në të ardhmen shënoi rënien më të madhe në një vit. Problemet në tregun e shtëpive luajtën një rol të rëndësishëm në nxitjen e recesionit më të rëndë në dhjetëra vite.

Një studim tjetër tregon se prodhimi industrial u rrit me një për qind në korrik duke shënuar përparime krahasuar me muajt e mëparshëm që tregonin tkurrje. Fabrikat amerikane kanë qenë një element kyç në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike.

Një raport nga banka qendrore amerikane tregon rritjen e çmimeve të shitjeve me shumicë në korrik për herë të parë në katër muaj. Çmimet për mallrat e porositura në fabrika, ferma etj u rritën me 0.2 për qind, duke lehtësuar shqetësimet se ekonomia mund të bjerë në një periudhë të dëmshme të pakësimit të produkteve.

Publikuar: 19.08.2010 | 13:28
Lexuar: 526 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime