E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vërejtje dhe mënyra të dhënies së ilaçeve, të marrëdhënieve të disa mjekëve ndaj pacientëve, sugjerime dhe ide për përmirësimin e sistemit për mbrojtjen shëndetësore, por në pjesë të madhe edhe kënaqësi nga vendosshmëria e tij aktuale dhe nga ilaçet të cilat janë në listën pozitive
Ja vėrejtjet dhe idetė e pacientėve















Vërejtje dhe mënyra të dhënies së ilaçeve, të marrëdhënieve të disa mjekëve ndaj pacientëve, sugjerime dhe ide për përmirësimin e sistemit për mbrojtjen shëndetësore, por në pjesë të madhe edhe kënaqësi nga vendosshmëria e tij aktuale dhe nga ilaçet të cilat janë në listën pozitive, respektivisht në ngarkesë të Fondit për sigurim shëndetësor, i kanë bartur qytetarët ministrit të Shëndetësisë, Bujar Osmani në ditën e sotme të hapur të organizuar në Ministri.

"Ditën e hapur e kemi organizuar që të mundemi drejtpërdrejtë t'i dëgjojmë vërejtjet e qytetarëve, por edhe sugjerimet e tyre, sepse qytetarët janë ata që konfrontohen me disa probleme të caktuara. Pastaj në bazë të këtyre verejtjeve mund të qasemi drejt zgjidhjes së problemeve të theksuara", tha ministri Osmani.

Ai shtoi se ka pasur kërkesa, sugjerime dhe propozime të ndryshme. Nga vërejtje personale, deri në, siç tha, kërkesa grupore të shoqatave.

Ministri nënvizoi se çdo rast, që është theksuar sot, do të hetohet me komision, siç ka qenë përvojë edhe për të gjitha rastet e deritanishme.

Ai paralajmëroi edhe dalje në vigjilje të kërkesave të disa shoqatave të caktuara të pacientëve për decentralizim të shënimit të medikamenteve të caktuara.

"Mënyra e shënimit të centralizuar të medikamenteve u bën problem qytetarëve në mjediset rurale. Kjo është vërejtje e mirë. Do të punijmë në decentralizimin e dhënies së ilaçeve, që të munden qytetarët të marrin në vendin ku jetojnë", shtoi ministri i Shëndetësisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me gjendjen me numrin e rritur të të sëmurëve nga shyta në vend, Osmani theksoi se së bashku me entet shëndetësore nga të gjitha qytetet përcillen të gjitha ndryshimet dhe se në pajtim me ata ndërmerren masa përkatëse. Është mirë, shtoi Osmani që sipas informacioneve të sotme nuk ka rritje të numrit të të sëmurëve në Klinikat për sëmundje infektive në Shkup.

Ai paralajmëroi se është çështje ditësh kur do të emërohen drejtorët e klinikave. Deri atëherë pritet të vërtetohet kompletimi i dokumentacionit të parashtruar të kandidatëve, pas së cilës duhet të konvokohet Këshilli shëndetësor dhe të zgjedhen drejtorët.

Publikuar: 01.02.2009 | 04:39
Lexuar: 538 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime