E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pronarët e rinj austriak paralajmëruan se do të investojnë rreth 40 milion euro në sektorin e bankiar, gjegjësisht përveç mbështetjes efikase dhe të shpejtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ata do të ndjekin edhe kompanitë e mëdha, të cilat kanë nevojë për kredit në shumë të madhe. Do të ketë risi edhe në tregun e lizingut.
Austriakėt pronarė tė ri tė Invest bankės
Banka austriake Shtajermekish dhe Shparkasen AG, të cilat janë pjesë e bankës Erste zyrtarisht do të udhëheqin me Invest bankën.
Pronarët e rinj austriak paralajmëruan se do të investojnë rreth 40 milion euro në sektorin e bankiar, gjegjësisht përveç mbështetjes efikase dhe të shpejtë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ata do të ndjekin edhe kompanitë e mëdha, të cilat kanë nevojë për kredit në shumë të madhe. Do të ketë risi edhe në tregun e lizingut.

"Planifikojmë që hapi i ardhshëm në Maqedoni të jetë formimi i shoqatës për lizing. Hapi i parë si cdoherë do të jetë prona e tundshme, lizingu i automobilave, pasi kjo është në kuadër të biznesit ditor. Mirëpo planifikojmë që në të ardhmen të përfshihemi edhe në biznesin e patundshmërisë por nuk dihet se në cilat suaza. Lizingu i patundshmërive do të fillojë në vitin 2009 - 2010", thotë anëtar i KD të bankës Shtajermerkishe, Franc Kerber.

Ndonëse Banka Shtajermerkishe është rajonale, potenciali i saj bankar është mjaft i madh, thotë kryetari i Këshillit Drejtues të Invest Bankës, Josif Eftimovski.

"Banka Shtajermerkishe ka një potencial tre herë më të madh se potenciali i gjithë tregut të Republikës së Maqedonisë", theksoi Josif Eftimovski.

Austriakët theksuan se kreditë konsumatore për qytetarët do të jenë në një masë të arsyeshme duke thënë se kanë mirëkuptim për kufizimet që i imponon Banka Popullore me qëllim që të ballafaqohemi me inflacionin që pjesërisht është i nxitur edhe nga konsumi i shtuar. Banka Shtajermerkishe është banka e parë austriake e cila merr drejtimin në një bankë të Maqedonisë, me çka krijohet hapësirë për investime më të më mëdha austriake. Banka ka një kapital prej rreth 11 miliardë eurosh dhe sipas udhëheqjes, aspak nuk do t'i ndjej turbulencat financiare të cilat trondisin SHBA dhe Evropën pasi politika e tyre zhvillimore mbështetet në ndërtimin e besimin ndaj tyre.

Goran Temenugov, ALSAT-M

Publikuar: 07.10.2008 | 20:09
Lexuar: 904 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime