E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Strategjia e përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Byronë për zhvillimin e arsimit, ASHAM-in dhe ekspertë nga sektori privat, do të zbatohet në pesë deri dhjetë vitet e ardhshme gjatë përpunimit të përmbajtjeve elektronike nga cilido qoftë program mësimor.
Maqedonia me strategji pėr arsim elektronik










Sistem modern arsimor dhe arsim më cilësor përmes inkuadrimit të teknologjive digjitale në mësim, paralelisht me ato tradicionale, parashikon Strategjia kombëtare për e-përmbajtje që e miratoi Qeveria, si pjesë e konceptit të arsimit elektronik.

Ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski në promovimin e sotëm të strategjisë theksoi se ai është dokument strategjik që nxënësve do t'u mundësojë qasje individuale drejt mësimit me njohuri të rritura dhe shkathtësi nga fushat e lëndëve që i mësojnë edhe nga teknologjitë informatike komunikuese. Kjo, theksoi Ivanovski do të kontribuojë për gatishmërinë e tyre më të madhe për sfidat në shekullin 21 dhe konkurrencën e tyre më të madhe.

"Me vendosjen e përmbajtjeve elektronike pritet të stimulohet interesi i nxënësit në mënyrë që nuk mund të arrihet me përmbajtjet tradicionale, të rritet motivacioni për mësim, të mundësohet vlera e shtuar në mënyrat e marrjes së njohurisë dhe shkathtësive me shfrytëzimin edhe të materialeve mësimore elektronike dhe të shtypura dhe të lehtësohet mbizotërimi i përmbajtjeve të vështira mësimore", tha Ivanovski.

Strategjia e përpunuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Byronë për zhvillimin e arsimit, ASHAM-in dhe ekspertë nga sektori privat, do të zbatohet në pesë deri dhjetë vitet e ardhshme gjatë përpunimit të përmbajtjeve elektronike nga cilido qoftë program mësimor.

Sipas drejtoreshës së Byrosë për zhvillim të arsimit Vesna Horvatiq, sondazhi i aplikuar tek nxënësit ka treguar se ata ikin nga orët e mësimit me justifikimin se janë të mërzitur. Strategjia do të mundësojë ndryshim të metodave, me të cilat nxënësit do të jenë të motivuar dhe të interesuar për përmbajtjet mësimore në orë, sqaroi Horvatiq, duke theksuar se përdorimi i përmbajtjeve digjitale nuk duhet të jetë zëvendësim për librat shkollorë, por plotësim.

Publikuar: 19.08.2010 | 18:34
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime