E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Mun tha se masat për ndihmë të sistemit financiar në të cilin shpenzohen para nga obliguesit tatimorë, nuk guxojnë ta tërheqin vëmendjen nga zgjidhja e problemeve tjera, si ndryshimet klimatike, qasja deri te resurset e ujit, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi ekonomik.
Ndihma pėr tė varfėrit ėshtė e domosdoshme











Ekziston rreziku që vende të pasura, për shkak të krizës ekonomike, të pushojnë së ndihmuari rreth një miliardë më të varfër në botë.

Këtë sot e paralajmëruan pjesëmarrësit në Forumin Botëror Ekonomik që mbahet në Davos, transmetojnë agjencitë perëndimore.

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve, Ban Ki Mun tha se masat për ndihmë të sistemit financiar në të cilin shpenzohen para nga obliguesit tatimorë, nuk guxojnë ta tërheqin vëmendjen nga zgjidhja e problemeve tjera, si ndryshimet klimatike, qasja deri te resurset e ujit, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi ekonomik.

"Vendet e pasura tani investojnë një miliardë dollarë në pakon e masave për nxitjen e ekonomiv. Ndihma juaj të varfërve tani u nevojitet më shumë kurdoherë. Mos i harroni", porositi Ban Ki Mun në fjalimin e mbajtur në qytetin zvicran Davos.

Kryeministri britanik Gordon Braun në bisedën me Ban Ki Munin tha se vendet si Britania, Rusia, Gjermania dhe SHBA-të nuk guxojnë t`i harrojnë pjesët e pazhvilluara të botës, madje edhe në një kohë kur edhe vetë përballen me krizë.

Publikuar: 01.02.2009 | 04:56
Lexuar: 852 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lume (06/03/2012 10:04:56) ju lutem ti ndihmoni familjes muli****nga drenasi nese ash e mundur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime