E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti, i cili është një lidhje zyrtare prej disa muajsh, përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa këtë e kanë konfirmuar për Kosovapress, edhe të afërm të Besës.
Martohet Miss Kosova 2006, Besa Gashi


Ka mbetur vetëm një muaj beqari për Besa Gashin, Miss Kosova 2006. Ajo do të martohet me Albert Krasniqin, një djalë shumë tërheqës nga Prishtina. Dasma e tyre pritet të bëhet pas një muaji e gjysmë, diku në fund të shtatorit, eventualisht në fillim të tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti, i cili është një lidhje zyrtare prej disa muajsh, përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa këtë e kanë konfirmuar për Kosovapress, edhe të afërm të Besës.

“Vetëm një muaj...do të jem...”, është ky niku që ka vënë çifti në profilin në “Facebook”, përderisa adhuruesit u kanë uruar martesën, duke u dëshiruar jetë të lumtur.

Si do qoftë, e kontaktuar nga Kosovapress, Besa nuk ka dashur të prononcohet tani për tani, meqë siç tha, lajmin do ta bëjë publik, pak para se të ndodh martesa.

Momentalisht, Besa po i bënë përgatitjet për dasmë, ndonëse ende nuk ka vendosur se ku do ta bëjë dhe sa të ftuar do të ketë.

Besa Gashi është në lidhje zyrtare me Albert Krasniqi prej disa muajsh. 25 vjeçari vjen nga një familje, që kanë biznes familjar.

Përndryshe, Besa sapo ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në AAB – drejtimi Menaxhment, ajo bashkëpunon me agjenci dhe kompani të ndryshme vendore, ndërsa është e vetmja modele që e ka prezantuar Kosovën si shtet në “Fashion TV”, përmes Agjencisë “Kosova Models”.

Ajo ndërkaq, udhëheq edhe OJQ-në “Besa Gashi&Friends”, një organizatë humanitare që ndihmon njerëzit në nevojë.

Zyrtarisht, Besa Gashi ende mban kurorën e Miss-it të Kosovës, meqë në Kosovë ende nuk ka Miss me licencë. (kosova press)

Publikuar: 20.08.2010 | 00:24
Lexuar: 1648 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
titi (23/08/2010 15:29:02) hahahaahhahha,na ka ba me qesh ky shkrim.me qene se nuk e njohim kete far qike i kishim besu krejt keto fjal po e dime qe alberi pe e bon per fame me ju permen emnni e besa i don paret shume ka qef me i..............
ali (01/09/2010 22:57:14) urime me fat kalofshin jeten me vjen mir qe edhe e ka perfunduar fakultetin e pastaj po martohet kjo esht edhe nej e arritur e madhe per besa gashin urime besa -kjo tregon se nuk esht ngopur besa vetem me nje kuror si shum tjera qe ndoshta dikush i quan me te njofshme e gjoja besen nuk po enjofkan tung kaloni mir
dodi (12/10/2010 19:56:29) se di pak befasi ,alberti ska pas nevoj per mbyllshje shtepijake,,,me ket zrloze te qmendur,alberti eshte dasht te jet i lir me qen se eshte ende i ri,po nejse hajde per hajr,albbert ke pas shanca me mar qike te mire a me sjellje te mira nejse klm
rrezjaaaaa (22/02/2011 01:13:11) shum e bukur valla drenicake ma bre ska drenic k****a shum e bukur aaaaaaaaaaa hala moti ksi femne bukur skum pa aaaaaaaa edhe bese besa u kan e mir gjith edhe ne shkoll mesem ama shummmmmmmmmm e mir urime shum fat lumturi nga une moda
anila (16/09/2011 18:36:36) shum bukur valla.nuk kam pa asnje here kesi bukurie .
arta (16/09/2011 18:39:45) shume bukur

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime