Për historinë e fshatit Përshefcë ekzistojnë disa versione. Sot e këtë ditë nga më të moshuarit e fshatit por edhe banorët e tjerë mund të dëgjohen versione të ndryshme se si është krijuar fshati, prej nga rjedh emri Përshefcë, etj.
Të dhëna për Përshefcën
Përveç gojëdhënave, historisë së Përshefcës i janë kushtuar edhe punime seminarike apo punime diplome nga disa student të fshatit.
Tash do të prezentojmë versionin që Irfan Esati e ka të dëgjuar prej pleqëve të fshatit.
Sipas tij banorët e vjetër të Përshefcës kanë jetuar në Peshkëterë (vend në malin mbi Përshefcën ku tash gjendet kisha). Aty edhe sot e këtë ditë mund të gjenden shenja se aty kanë jetuar njerëz. Banorët e atij vendbanimi janë njohur si peshkatar të mirë dhe ai vend ka qenë i preferuar për terjen (tharjen) e mishit të peshkut.
Prej Peshkëtere ata shpërngulen në hapësirën që tash përfshin pjesën e Përveshes (Tearcë) dhe Mëhallës së epërme (Përshefcë) deri tek vendi ku tash gjendet SH.F Asdreni. Në atë kohë Lum Bardhi nuk ka qenë në vendin ku është tash, por ka qenë i shtrirë në rrugën që e ndan tash Përshefcën me Gllogjën. Edhe sot e këtë ditë ka shenjë se aty ka kaluar lum. Në të kaluarën ajo rrugë ka qenë krejt me gurëz të mëdhenj, kurse tash ka ngel vetëm një hapësirë e vogël që tregon shenjat se aty ka pasur lumë.
Pas një kohe tek popullata që ka jetu në këtë hapësirë bie një sëmundje ngjitëse që i detyron ata banorë në atë kohë të shpërngulen në Urma (vend në fushën e Përshefcës). Në Urma nga shumë banorë të fshatit janë gjetur shenja se aty në të kaluarën e lashtë kanë jetuar njerëz. Atje ata qëndrojnë dy vite dhe pastaj përsëri kthehen në vendin ku janë vendosur në fillim.
Para disa qindra vitesh si rezultat i shirave të mëdha, ka pasur vërshime dhe kjo e ka ndruar kahjen e lumit dhe prej atëher LumBardhi gjendet në shtratin që është tash. Kjo bëri edhe ndarjen e teritorit në të cilën kanë jetuar banorët e ardhur nga Peshkëtera.
Njëra pjesë ka ngelë të jetojë në anën e majtë të lumit dhe ai teritor është emëruar Përveshe. Kurse banorët tjerë kanë vazhduar të jetojnë në anën e djathtë të LumBardhit në pjesën e Mëhallës së epërme dhe rreth lumit dhe ky teritor është quajtur Përshefcë. D.m.th të dyja këto teritore emrin e kanë marë nga vendbanimi Peshkëterë.
Me kalimin e shekujve banorët e fshatit kanë ndërtuar shtëpi edhe në pjesën tjetër të fshatit në mënyr që Përshefca sot të ketë këtë shtrirje hapësinore.
Pozita gjeografike, historia dhe toponimet në fshatin Përshefcë
Materialet janë marë nga punimi seminarik i Gëzime Memetit: Toponimet në fshatin Përshefcë të Tetovës
Rrëzë Malit Sharr, përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Jazhincë, 12-13 kilometër larg qytetit të Tetovës gjendet fshati Përshefcë. Ky fshat në anën e djathtë kufizohet me fshatin Tearcë kurse në anën e majtë me fshatin Gllogjë. Mbi fshatin shtrihet Mali Sharr kurse ndër fshatin shtrihen fushat që janë pjesë e Luginës së Pollogut.
Kufiri që e ndan fshatin Përshefc me Tearcën është LumBardhi(Bistrica) kurse me fshatin Gllogjë si vijë kufitare shërben rruga.
Sa i përket emrit Përshefcë, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për prejardhjen e këtij emir, mirëpo dihet se ky emër është shumë i lashtë.
Sipas një tregimi që e rëfejnë më të moshuarit Përshefca e ka marë emrin nga një ndodhi në të kaluarën. Dy udhëtarë që e kishin marë rrugën për të arritur në një vend të caktuar gjatë rrugëtimit të tyre janë ulur për të pushuar nën një dru që ka qenë afër lumit Ujëmirë (Bistricë) dhe që i ka takuar vendin që në kohën e sotit gjendet në pjesën e fshatit Përshefcë. Me këtë rast ata e kanë shfryëtzuar kohën edhe për të ngrënë, ku me vete kishin vetëm bukë dhe kos të cilin e kanë përzier dhe kanë fituar ushqimin që në popull njihej me emrin përshesh. Pastaj ai vend ka shërbejt si orientim për udhëtarët tjerë dhe është thënë mund të pushoni në vendin ku udhëtarët hanë përshesh. Nga kjo mendohet se rjedh edhe emri i fshatit-Përshefc.
Në Përshefcë ka më tepër se 400 shtëpi me afër 2.800 banorë prej të cilëve të gjithë janë shqiptarë.
Fshati ndahet në dy pjesë më saktësisht në dy lagje që njihen si mëhalla e epërme dhe mëhalla e poshtme.
Mëhallën e epër e përbëjnë familjet e tolallarëve, halabakëve, hoxhallarëve, totave dhe 3 familje të krumave.
Mëhallën e poshtme e përbëjnë familjet e begallarëv, xingallarëve, bekteshët, përxhat, karabiqirat, llauçat, trokat, prxhat, radallarët, krumat dhe mëhalla e rekës.
Si familje më të vjetra në fshat llogariten familja e tolave si dhe xingallarëve që e tregon edhe vendosja e këtyre familjeve rreth lumit Ujëmirë.
Përveç lagjeve që kanë toponimet e tyre, në fshatin Përshefcë edhe fushat, malet dhe bjeshkët i kanë toponimet e tyre. Kryesisht dominojnë fjalët shqipe në emërimin e tyre mirëpo nuk mungojnë edhe sllavizmat.
Sa i përket maleve dhe bjeshkëve janë të njohura vendet si: Peshtera, Ujëmira (Mellova), Kodra e fejrit, Bafçet e mëdhoja, Xhibreja e madhe, Xhibreja e lopëve, Kazanat, Livadhi i Ziqirit, Kepi i shqipeve, Kepi i Macës, Kepi i pjakës, Golina etj.
Kurse fushat më të njohura janë: Ograde, Vari i prejftit, Tama, Tek jeshili, Mermeja, Rastovca, Makaraja, Te arat e gjata, Xukat, Verbica etj.
(burimi: portali i fshatit Përshefcë)