E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas këtij raporti kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 1944 ndërmarrje, apo 97.3 për qind të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 41 sosh 2.1 për qind, ndërsa kategoritë tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur apo edhe nuk marrin pjesë fare.
Bie interesimi pėr biznes





Sipas Entit të Statistikave të Kosovës (ESK) gjatë tremujorit të dytë 2010 numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1997. Ndërsa në tremujorin e parë 2010 ka qenë 2267, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 270 ndërmarrje, shprehur në përqindje vërehet një rrënje prej 13.5 për qind krahasuar me tremujorin paraprak.

Sipas raportit te ESK-së “Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike për tre mujorin e dytë 2010” thuhet se aktivitetet ekonomike më të preferuara në tremujorin e dytë të vitit 2010 janë: tregtia me 758 ndërmarrje, apo 37.9 për qind, hotelet dhe restorantet me 247, apo 12.3 për qind, industria përpunuese 199, apo 9.9 për qind, ndërtimtaria me 181, apo 9 për qind, transporti dhe telekomunikacioni me 167, apo 8.3 për qind, aktivitetet e tjera shoqërore dhe personale 159 apo 7.9 për qind, pastaj
pasuria e patundshme dhe dhënia me qira me 132 apo 6.6 për qind, për deri sa aktivitetet tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur.

Sipas këtij raporti kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 1944 ndërmarrje, apo 97.3 për qind të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 41 sosh 2.1 për qind, ndërsa kategoritë tjera përfshijnë pjesën tjetër të mbetur apo edhe nuk marrin pjesë fare.

Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në tremujorin e dytë të vitit 2010 mbizotëron Prishtina me 528 sosh, apo 26.4 për qind, pastaj Prizreni me 194, apo me 9.7 për qind, Gjilani me 173, apo me 8,6 për qind, Ferizaj me 144, apo 7.2 për qind, Peja dhe Gjakova me nga 111 sosh, apo me nga 5.5 për qind, si dhe komunat e tjera që kanë numër më të vogël, apo përbëjnë me pak se 5 për qind të ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara gjatë tremujorit të dytë të vitit 2010.

Publikuar: 20.08.2010 | 14:20
Lexuar: 333 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime