E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Simbolet shqiptare surprizojnë Miss Universe. Pas Anxhela Martinit, e cila u shfaq të hënën me veshjen e Victoria’s Secret, ku në vend të krahëve të engjëjve ishin stiluar krahët e shqiponjës, edhe Kosova ka befasuar me elementët kombëtarë.
Simbolet shqiptare surprizojnė Miss Universe nė Las Vegas





Bukuroshja Kështjalla Pepshi, e shpallur si Miss Kosova, ka pozuar në kategorinë e veshjeve kombëtare në Mandalay Bay Resort and Casino në Las Vegas, me përkrenaren e Skënderbeut dhe skeptër. Elementët e forta kombëtare kanë qenë jo vetëm pjesë e rregullave, për të gjitha vajzat konkurruese, pasi për Miss Kosova, veshja ishte një mënyrë ideale për të promovuar vlerat dhe historinë e Kosovës.

Ndërkaq, vajza shqiptare, Anxhela Martini, është shfaqur me një veshje të Victoria’s Secret me shqiponjën dykrenare. Por nuk ka mjaftuar kaq, pasi dy ditë më pas vajza shqiptare dhe një tjetër nga Irlanda janë bërë shkak për polemika. Kanë qenë fotot e tyre që janë bërë objekt debati, pasi të dyja vajzat shfaqen topless dhe të mbuluara vetëm me bojë. Kritikat kanë goditur direkt fotografin Fadil Berisha, i cili, sipas ABC-së, ka sjellë elemente nudizmi, duke anashkaluar bukurinë dhe zgjuarsinë e vajzave.

Ndërkohë, organizatorët e Miss Universe kanë reaguar duke theksuar se fotot e realizuara janë “të përsosura” dhe tregojnë dimensionet e secilës vajzë konkrete. Evenimenti më i madh i bukurisë botërore pritet të mbahet më 23 gusht, ku pritet të kurorëzohet edhe vajza më e bukur e universit, ku 2 prej konkurrenteve janë shqiptare.
Anxhela Martini Miss Shqipëria 2010
Kështjella Pepshi Miss Kosova 2010

Publikuar: 20.08.2010 | 18:41
Lexuar: 1319 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime