Benitez e sheh Klosen si zëvendësim adekuat për Mario Balotellin e larguar te Manchester City. Klose 32-vjeçar tregoi një formë të shkëlqyer në Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut 2010".
Trajneri i Interit, Rafael Benitez ka ofruar tre milionë euro dëmshpërblim për të transferuar sulmuesin e Bayern Munchenit, Miroslav Klose. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga uebfaqja italiane "Tuttomercatoweb.com".
Benitez e sheh Klosen si zëvendësim adekuat për Mario Balotellin e larguar te Manchester City. Klose 32-vjeçar tregoi një formë të shkëlqyer në Kampionatin Botëror "Afrika e Jugut 2010".
Ai me skuadrën bavareze ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.