Paralel me punimet në fshatin Forinë, janë duke u zhvilluar edhe punimet në lagjen Mllaki, ku bëhet shtrimi me pllaka bekatoni të një rruge të gjatë 300 metra dhe me gjerësi prej 4-5 metrash, projekt ky i cili gjithashtu realizohet me kofinancim të Komunës së Gostivarit dhe banorëve lokal.
Me mjete nga buxheti komunal dhe me participim të banorëve të një lagjeje në fshatin Forinë, u asfaltua rruga në gjatësi prej 230 metrash.
Pas tamponimit të rrugës, sot filluam me asfaltimin e së njëjtës dhe brenda ditës e njëjta duhet të përfundojë. Rruga ka një gjatësi prej 230 metrash dhe gjerësi prej 4 metrash dhe shtresë të asfaltit me trashësi jo më të vogël se 7 cm, u prononcua Fatmir Dalipi inxhinier në Komunën e Gostivarit.
I tërë projekti kap shifrën prej 730 mijë denarësh, ku gjysmën e mjeteve i siguron Komuna e Gostivarit ndërsa gjysmën tjetër banorët lokal. Siç u shprehën banorët e kësaj lagjeje, të cilët me vetëfinancim paraprakisht e kishin realizuar kanalizimin fekal, bashkëfinancimi si formë për realizim të projekteve në sferën e infrastrukturës është diçka që shkon në dobi edhe të Komunës edhe të qytetarëve.
Paralel me punimet në fshatin Forinë, janë duke u zhvilluar edhe punimet në lagjen Mllaki, ku bëhet shtrimi me pllaka bekatoni të një rruge të gjatë 300 metra dhe me gjerësi prej 4-5 metrash, projekt ky i cili gjithashtu realizohet me kofinancim të Komunës së Gostivarit dhe banorëve lokal.
Gjithashtu, këtyre ditëve në fshatin Balindoll, para përfundimit është faza përgatitore për asfaltimin e rrugës kryesore në gjatësi prej rreth 1,5km. Asfaltimi i së njëjtës, pritet të ndodhë në ditën në vijim.