E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri tha se prodhimet shqiptare janë më të mirat jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë.
Inaugurohet fabrika e birrės ''Korēa'', mbi 20 milionė euro investim






Në qytetin e Korçës u zhvillua dje ceremonia e inaugurimit të godinës së re të fabrikës së prodhimit të birrës "Korça", një investim i biznesit privat që kap vlerën e mbi 20 milionë euro. I pranishëm në inaugurimin e këtij investimi, Kryeministri Berisha tha se ky projekt tashmë i përfunduar, ka një rëndësi të madhe për vendin dhe është dëshmi e besimit tek qyteti i Korçës. "Para së gjithash, unë dua të përgëzoj përzemërsisht presidentin e birra 'Korçës', për investimin e tij të madh që bëri në qytetin e Korçës, investim mbi 20 milionë euro. Dëshmi e një vizioni të shkëlqyer, por edhe e dashurisë dhe besimit të tij të madh tek Korça. Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe për Korçën, sepse në hierarkinë e vlerave, simbolet janë më të çmuarat. Për një shekull, birra pothuaj është një nga simbolet më të arrira të këtij qyteti, të cilit shijet, kur u ndanë iu dhanë me bollëk. Në këtë kontekst, mund të them se shqiptarët në Korçë kanë kurorën e shijeve të tyre dhe në këto shije, birra është një diamant që shkëlqen. Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe dhe të rëndësishëm për vendin, si dhe birraritë e tjera të mëdha të Shqipërisë, të Tiranës, të Vlorës, të qyteteve të tjera", tha kreu i qeverisë. Në mënyrë të veçantë, Berisha theksoi se tregu shqiptar, mbetet i hapur për të gjitha prodhimet evropiane dhe botërore, por nga ana tjetër, ai tha se gjithnjë e më shumë furnizohet me prodhimet e vendit. Duke përgëzuar stafin e birrës "Korça, Kryeministri falënderoi edhe bankat që kanë ndihmuar në realizimin e këtij investimi. Berisha tha se birra "Korça" është një birrë që ka fituar e para në Ballkan, çertifikatën evropiane të tregtimit në të katër anët e Evropës. "Tregu shqiptar, duke mbetur gjithnjë i hapur për të gjitha prodhimet evropiane dhe botërore, gjithnjë e më shumë furnizohet me prodhimet e vendit, nga të cilat në distancë janë absolutisht më të mirat në Evropë dhe më gjerë. Duhet ta kemi shumë të qartë se prodhime më të shijshme, se prodhimet e këtij vendi, nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Dua të falënderoj bankat për besimin që kanë treguar, Alfa Bank dhe Bankën Credins, të cilat kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi të mrekullueshëm, të kësaj fabrike, e cila 5-fishon prodhimin e birrës në qytetin e Korçës dhe do të bëjë të mundur jo vetëm një zgjerim të madh në tregun shqiptar, por edhe eksportin e saj në vendet e tjera. Një birrë që ka fituar e para në Ballkan, çertifikatën evropiane të tregtimit në të katër anët e Evropës", u shpreh Kryeministri ndër të tjera.

Dinamizmi i ekonomisë, rritja e eksporteve në masën 70%

Dinamizmi i ekonomisë shqiptare këtë vit është shoqëruar me një rritje të lartë të eksporteve "Made in Albania", të cilat kanë arritur në masën 70 përqind. Në vlerësimin e tij, Kryeministri Berisha theksoi se edhe inaugurimi i fabrikës së birrës "Korça" është dëshmi e zhvillimit ekonomik në vend. "Ky inaugurim ndodh në një kohë, kur vende të tjera të Evropës janë pllakosur dhe kapur nga një krizë e rëndë. Ky inaugurim është dëshmi e një gjallërie të madhe të ekonomisë shqiptare. Dua t'iu them se një nga zhvillimet më të mëdha dhe më pozitive në historinë e Shqipërisë ka ndodhur pikërisht në vitin 2010 dhe ky zhvillim është rritja me 70 përqind, deri më tani, e eksporteve 'Made in Albania', pra, eksporteve shqiptare", u shpreh Berisha. Ai tha se ky zhvillim ka një rëndësi kapitale, sepse ekonomia shqiptare është një ekonomi reale, e cila do të shoqërohet me rritje të mëtejshme. Edhe njëherë kreu i qeverisë vuri në dukje se këtë vit, eksportet janë rritur me 70 përqind, ndërsa importet janë rritur me 8 përqind, duke mbajtur regjimet më të hapura. "Ky zhvillim ka një rëndësi kapitale, sepse ekonomia shqiptare është një ekonomi reale, një ekonomi me gjallëri të madhe, një ekonomi e bazuar në lumenj djerse dhe mundi, por problemi i saj madhor ka qenë deficiti tregtar, i cili është kompensuar dhe kompensohet nga mundi, djersa dhe dashuria që kanë për Shqipërinë, për familjet e tyre, emigrantët shqiptarë. Këtë vit ka shkëputje të madhe. Këtë vit, eksportet janë rritur me 70 përqind, importet janë rritur me 8 përqind, duke mbajtur regjimet më të hapura", tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Pas 5 vitesh kërkesat e bizneseve të plotësuara

Me reforma konkrete qeveria ka arritur që të plotësojë brenda këtyre viteve të gjitha kërkesat e bizneseve, ndërsa garanton se të gjitha projektet dhe investimet në Shqipëri do të shndërrohen në një histori suksesi. "Kam ardhur pesë vjet më parë këtu, në fushatë elektorale dhe kam takuar biznesmenë të Korçës, tek ndërtesa e ish-kampit të punëtorëve. Ata rreshtuan një seri kërkesash dhe sot, janë të plotësuara e të tejkaluara. Dhe njëherë, unë iu përgëzoj për këtë investim të jashtëzakonshëm që keni bërë dhe iu garantoj ju, komunitetin e biznesit shqiptar dhe jo shqiptar se qeveria do të bëjë gjithçka që ëndrrat dhe projektet tuaja të jenë histori të vërteta suksesi, për ju, familjet tuaja, qytetin, ku investoni dhe vendin tuaj", theksoi Berisha. Po ashtu, ai vlerësoi edhe faktin pozitiv se hapja e kësaj fabrike ka mundësuar punësimin e 150 punëtorëve. "Në këtë fabrikë janë të punësuar 150 punëtorë dhe kjo përbën një lajm të gëzueshëm dhe pozitiv. Ajo prodhon të gjitha varietet më të mira të birrës, bionde, brune apo të zeza, siç u shprehen parafolësit këtu, pra, birra të një kualiteti të shkëlqyer", vijoi kreu i qeverisë.

Publikuar: 21.08.2010 | 14:22
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime