E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tërheqja ka të bëjë me modelet Mazda 3 e Mazda 5 të prodhuara në Japoni për tregun ndërkombëtar në periudhën prej prillit 2007 deri në nëntor 2008.
Mazda tėrheqė 288.000 automjete











Prodhuesi japonez i automjeteve Mazda do të tërheqë afërsisht 288.000 automjete në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe Australinë, për shkak të problemeve të mundshme me funksionin e tij servo, ka deklaruar të enjten zëdhënësi i kësaj kompanie.

Me këtë, numri i automjeteve të tërhequra nga tregjet ndërkombëtare do të ngritët në 513.000, ka vazhduar zëdhënësi.

Tërheqja ka të bëjë me modelet Mazda 3 e Mazda 5 të prodhuara në Japoni për tregun ndërkombëtar në periudhën prej prillit 2007 deri në nëntor 2008.

Për shkak të problemeve të ngjashme të cilat janë shfaqur më herët, këtë javë ka tërhequr 215.000 automjete nga tregu amerikan. Edhe në Kinë, kompania ka raportuar se javën e kaluar ka tërhequr 10.691 të importuara nga Japonia.

Testet kanë dëshmuar se ndryshku në pompat hidraulike mund të sjellë deri tek humbja e menjëhershme e funksionit servo gjatë vozitjes, që shton rrezikun për aksidente, ka njoftuar të mërkurën agjencia Kyodo News duke u thirrur në njoftimet e zyrës së qeverisë amerikane për sigurinë e autostradave. /Telegrafi/

Publikuar: 21.08.2010 | 03:51
Lexuar: 746 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime