E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej ndotjes së ajrit. Pesë vjeçarë është tani është më mirë, ndërsa atje na thanë që nga ndotja e ajrit është”, tha Femi Jusufi , prind I fëmijës së sëmurë.
Banorėt e Zherovjanit pėrballen me pasojat e deponisė sė egėr













Janë regjistruar pasojat e para të dëmshme nga ajri i ndotur i deponisë së egër në fshatin Zhervovjan të komunës së Bogovinës. Një fëmijë pesëvjeçar i familjes Jusufi, e cila banon në afërsi të kësaj deponie, është sëmurë nga mushkëritë.

I ati Femi Jusufi, i cili po qëndronte për pushime në vendlindje me familje, rrëfen se si biri i tij filloi të ankohej nga dhembjet në gjoks dhe frymëmarrja e rënduar.

“Atë natë që u ndezon mbeturinat u sëmurë nga mushkëritë, e zuri kolla, e dërguam tëk mjeku na tha që ka problem me frymëmarrjen. Të nesërmen kur e dërguam në spital na thanë që duhet të qëndroj ca ditë, por unë e dërgova në Zvicër.

Prej ndotjes së ajrit. Pesë vjeçarë është tani është më mirë, ndërsa atje na thanë që nga ndotja e ajrit është”, tha Femi Jusufi , prind I fëmijës së sëmurë.

Fëmija Hetem Jusufi, tani ndodhet për kurim në spitalin e Bernit në Zvicër, ndërsa familjarët thonë se gjendja e tij fillon të përmirësohet.

Banorët e Zherovjanit për këtë gjendje e fajësojnë komunën e Bogovinës dhe ministrinë e Ekologjisë, të cilëve disa herë iu janë drejtuar me kërkesa e peticione, por edhe pas një viti, përgjigje nuk ka nga asnjëra.

Shpresë e vetme u dha nga ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupi, i cili premtoi se deponia së shpejti do të largohet.

“Unë bisedova me kryetarin e komunës së Bogovinës edhe ai më informoi se që tani më ka ndërmarrë masa, ka lidh kontratë e cila ditën e hënë do të fillojë me mbartjen e kësaj deponie në deponinë regjionale në Rusinë”, tha Nexhati Jakupi, ministër i ekologjisë.

“Pas publikimit të lajmit në televizionin kombëtarë Alsat-M, për deponinë në fjalë e cila ndodhet në fshatin Zherovjan të Komunës së Bogovinës është ndërmarrë iniciativë edhe nga Ministria e Ekologjisë edhe nga Komuna e Bogovinës që, që nga dita e Hënë, kjo deponi të pastrohet. Pritet të shohim nëse do mbahet fjala nga të dy palët”.
Nga komuna e Bogovinës, edhe kësaj radhe kanë refuzuar të japin çfarëdo komenti rreth kësaj gjendje alarmante. Bashkim Sulejmani

Publikuar: 21.08.2010 | 21:42
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime