E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Borxhet po grumbullohen, ndërsa vazhdimi i ri, i 23-ti i James Bond-it, i cili tashmë është dashur të gjendet në produksion, është vënë në pritje. Edhe pse udhëheqësit e kësaj kompanie kanë insistuar se bëhet fjalë për një pauzë të shkurtë, duket se problemet janë më të mëdha.
James Bond, ikona mė e madhe e meshkujve






Sipas votës së mbi 10 mijë meshkujve, James Bond është zgjedhur si ikona më e madhe e të gjitha kohërave. Edhe pse në konkurrencë ishin edhe shumë karaktere të tjerë të famshëm nga filmat dhe stripat, si është dr. Who apo Don Draper nga seria “Madisson Gays”, agjenti 007 ka fituar e 64 për qind të votave.

Statusi i ikonës më të madhe mund të jetë një çmim i rëndësishëm, por nuk do të ndihmoj në situatën në të cilën gjendet James Bond, kur bëhet fjalë për xhirimin e vazhdimit të ri. Në të vërtetë, kompania ‘MGM’, e cila është pronare e licencave për xhirimin e filmave, tashmë disa muaj është në gjendje të vështirë financiare.

Borxhet po grumbullohen, ndërsa vazhdimi i ri, i 23-ti i James Bond-it, i cili tashmë është dashur të gjendet në produksion, është vënë në pritje. Edhe pse udhëheqësit e kësaj kompanie kanë insistuar se bëhet fjalë për një pauzë të shkurtë, duket se problemet janë më të mëdha.

Kështu, është bërë e paqartë jo vetëm ajo se kur do ta shohim sërish James Bondin në ekranin e madh, apo nëse fare do ta shohim atë.

Shitja e vetmja zgjidhje

Ekspertët e filmit të vetmin shpëtim e shohin në shitjen e të drejtave të tregimit ndonjë kompanie tjetër, mirëpo, një hap i tillë në afat të gjatë do të ishte katastrofal. Në të vërtetë, seria e filmave rreth James Bondit, edhe më tutje është në maja e të toplistave për nga fitimi. Fitimet e përgjithshme të të gjithë filmave, arrin shifrën prej gati 5 miliardë dollarë, ndërsa vetëm pjesa e fundit, kishte fituar 600 milion dollarë.

Publikuar: 21.08.2010 | 21:56
Lexuar: 673 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime