Gazeta "Vjesnik" shkruan se në tremujorin e parë të këtij viti investitorët e huaj në Kroaci investuan vetëm 400 milionë euro, ndërsa gjatë tërë vitit 2009 janë investuar pak mbi dy miliardë dollarë.
Investimet e huaja në Kroaci janë zvogëluar dyfish. Edhe krahas rimëkëmbjes së tregut ndërkombëtar, për të cilin pritej se pozitivisht do të shprehet edhe ndaj rimëkëmbjes së tregut kroat, të dhënat e Bankës Popullore të Kroacisë nuk janë aspak optimiste.
Derdhja e investimeve të huaja, që vitin e kaluar në krahasim me vitin 2008 ishte e përgjysmuar, trendin negative e vazhdon edhe këtë vit.
Gazeta "Vjesnik" shkruan se në tremujorin e parë të këtij viti investitorët e huaj në Kroaci investuan vetëm 400 milionë euro, ndërsa gjatë tërë vitit 2009 janë investuar pak mbi dy miliardë dollarë.
Ka dy shkaqe për këtë: ose Kroacia nuk është mjaftë konkurrente, ose investitorët e huaj janë më tepër për investime në vende tjera në rajon, të cilat tregojnë shenja për dalje nga kriza.
Në dekadën paraprake më së shumti investime tërhoqi sektori ndërmjetësimi financiar, pastaj vijuan tregtia me pakicë dhe energjetika, ndërsa në vendin e katërt u gjet zhvillimi i hemikaleve. Dega kryesore ekonomike kroate - turizmi, sipas investitorëve të huaj, ndodhet madje në vendin e dhjetë.
Ekspertët konsiderojnë se investimet e huaja në Kroaci do të rriten madje me hyrjen e vendit në BE, kur percepsioni i rrezikut për investime në Kroaci do të ndryshojë në të mirë, shkruan "Vjesnik".
Pengesa për investimet janë mungesa e politikës industriale, si dhe shpenzimet tejet të mëdha të punës dhe barierat ende të mëdha administartive.