Në të njëjtën ditë do të duhej të mbahej edhe votimi, por kjo do të varet nga shqyrtimi dhe nga vendimi, të cilin në konsultime me palët e interesuara në OKB, do ta merr Libia, vendi kryesues i Asamblesë së Përgjithshme.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë rezolutën për Kosovën, të cilën e ka paraqitur Beogradi zyrtar pas shpalljes së Mendimit të GJND-së, më 9 shtator, bën të ditur gazeta serbe Danas, duke u mbështetur në burime të kreut shtetëror të Serbisë.
Në të njëjtën ditë do të duhej të mbahej edhe votimi, por kjo do të varet nga shqyrtimi dhe nga vendimi, të cilin në konsultime me palët e interesuara në OKB, do ta merr Libia, vendi kryesues i Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas fjalëve të bashkëbiseduesit të gazetës Danas nga kreu shtetëror serb, Libia ka respektuar kërkesën që shqyrtimi të mbahet më 9 shtator, në ditën kur AP e OKB-së do të shqyrtojë rezolutën e Azerbejxhanit në lidhje me situatën në Nagorni-Karabakh. Këtë ditë, në mbledhje për herë të parë do të marrë ambasadori i BE-së, i cili ka marrë statusin e vëzhguesit në Organizatën botërore.
Dita D është 9 shtatori ka theksuar burimi i Danas, sipas të cilit, votimi i rezolutës do të jetë i vështirë, por jo qëllim i pamundur.