E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trajneri Ferguson pranon se Rooney nuk e di kur do të shënojë gol edhe pse shpreson që një gjë të tillë ta bëjë të dielën (sot) kur Manchester Unitedi luan në udhëtim kundër Fulhamit në javën e dytë të Premier Leagues.
Mungesa e golave e brengos Rooneyn





Trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson, ka pranuar se sulmuesi Wayne Rooney po brengoset që nuk po mund t'i kthehet shënimit të golave, shkruan të shtunën tabloidi anglez "The Sun".

Heroi i "djajve të kuq" nuk e ka gjetur golin në 1.076 minutat e fundit të kaluar në fushë të blertë, qoftë në fanellën e Unitedit, apo Përfaqësueses së Anglisë.

Ky është rekordi më i keq në karrierën e Rooneyt. Ai në edicionin 2005-06 pati kaluar nëpër një krizë të ngjashme, por kishte arritur të shënonte pas 1.002 minutash.

Golin e fundit Rooney e ka shënuar në fund të muajit mars në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munchenit.

Trajneri Ferguson pranon se Rooney nuk e di kur do të shënojë gol edhe pse shpreson që një gjë të tillë ta bëjë të dielën (sot) kur Manchester Unitedi luan në udhëtim kundër Fulhamit në javën e dytë të Premier Leagues.

"E them vazhdimisht se sulmuesit jetojnë nga golat e tyre. Kur nuk shënojnë ata kanë probleme, sepse mendojnë se goli nuk do të vijë më kurrë. Pastaj kur vijnë golat mendojnë se do të shënojnë vazhdimisht", ka thënë Ferguson. "Edhe Rooney është sulmues që mendon në atë mënyrë. Kjo ka ndikuar te Rooney dhe ai duket shumë i hutuar për mungesën e golave. Ai dëshiron të shënojë, por nuk po ia del tash për tash".

Sipas trajnerit skocez shumë shpejt golat e Rooneyt do t'i sjellin fitore si Unitedit ashtu edhe Përfaqësueses angleze.

"Wayne ka luajtur vetëm një orë futboll në edicionin e ri. Ai ka nevojë vetëm edhe për pak kohë para se të shpallë kandidaturën për golashënuesin më të mirë. Ai mund të shënojë qysh në ndeshjen e ardhshme me Fulhamin, por me rëndësi është që Rooney të ndihet i qetë dhe mos ta ketë mendjen vetëm te golat".

Publikuar: 22.08.2010 | 19:01
Lexuar: 339 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime