E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.
Gruaja e Berlinit, Angela Merkel,





ARMIN TIRANA

Gruaja e Berlinit, Angela Merkel, "vajza" që do ta rivendosë Gjermaninë në vendin e parë të BE-së


Revista amerikane "Forbes" e ka paraqitur si "Gruaja më e fuqishme në botë". Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe sidomos nëpërmjet asaj që vetë ajo e ka quajtur "Kriza më e keqe për Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore".

Por Kancelarja gjermane nuk është vetëm "Një grua e hekurt", siç tha për të Presidenti amerikan Barack Obama. Në këto 5 vjet ka ditur ta lidhë një linjë politike jofleksibël me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos shikuar vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota. Më pragmatiste se tjetër "Vogëlushja", siç e quante Helmut Kohl, është gati për ta tragetuar Gjermaninë dhe Europën jashtë nga kriza.

E lindur në vitin 1954 në Hamburg, Merkel ka një formim rigoroz. Bijë e një pastori luteran dhe e një mësueseje, Angela studion Fizikë në Lajpcig dhe Kimi në Berlin-Adlershof, për të vazhduar më pas rrugën e saj akademike në kërkimet lidhur me kiminë kuantike.

Tifoze e operës - çdo vit merr pjesë në premierën e Deutsche Oper - dhe e natyrës, Angela duket se është saktësisht e kundërta e paraardhësit të saj Gerhard Schröder, ndoshta shumë e prirur ndaj kënaqësive të jetës. Më shumë se të mendojë për t'u argëtuar si bashkëmoshatarët, Angela studion shumë dhe jeton në mënyrë veçanërisht intensive raportin e saj me rënien e Murit të Berlinit, duke qenë se i afrohet Partisë së Rizgjimit Demokratik, i së cilës është zëdhënësja. Kohl tha pikërisht se kjo natyrë ndaj kushtimit dhe lodhjes është nxjerrë nga fëmijëria e jetuar në fshatin berlinez, në Templin. Falë Rizgjimit Demokratik, politika i pëlqen dhe fiton avantazh ndaj pjesës tjetër. Afrohet në bankat e shkollës dhe përbën një miksturë përvojash transversale, të pajisur me influenca të të dyja Gjemranive. Pastaj futet në CDU dhe kjo është kthesa e parë.

Arrin të nxjerrë jashtë loje atë kolos që ishte Kohl, i njëjti që e quajti "das Mädchen", "Vogëlushja", në kohërat e dikasterit mjedisor. Por më pas nxjerr jashtë loje edhe Wolfgang Schäuble, anëtar historik i CDU-së. Me kristiandemokratët ajo ka pak të bëjë. Si evangjeliste e bindur, ka pësuar kritika të rënda kur është zgjedhur në krye të Sekretarisë së Përgjithshme të CDU-së në vitin 1998, përgjithësisht konservatore dhe e markës katolike. Ka arritur edhe të nxjerrë jashtë loje Schröder për të qeverisur më pas e vetme në një det dyshimesh.

Megjithatë, konsensuset e saj kanë qenë unanime. Meritë e pragmatizmit të saj të pastër e të sinqertë, i njëjti që i ka shërbyer në momentin ndoshta më të vështirë të karrierës politike të saj për t'u bërë aleate me liberalët e FDP-së, bashkim i ndodhur në shtatorin e kaluar. Gjithçka dukej sërish e qetë, mëkat që më pas ka ardhur kriza financiare europiane. Por ajo tashmë ishte gati për këtë.

Financa e çmendur në vitin 2007 e ka shtyrë në një lloj të ri regjistri, më pak teutonocentrik dhe më ndërkombëtar. Falimentimi i Lehman Brothers dhe pasojat e tij janë ndoshta shenja se ekonomia botërore po ndryshon. Miliardat e kapitalizmit të humbura në Bursën e Frankfurtit dhe rreziku për të hyrë në një recesion, që më pas do të ndodhë njëlloj, e bëjnë që dalë përpara Bundestagut dhe të thotë se, "Nganjëherë arsyeja duhet të mbizotërojë dhe kështu që duhet kuptuar se të gjithë ne duhet të ndryshojmë regjistër". Fjalë të rënda, që e çojnë në një rënie të popullaritetit midis qytetarëve të saj, por e bëjnë të qëndrojë lokomotivën gjermane. Në fakt, nuk është rastësi që ka qenë pikërisht Berlini i pari që ka propozuar një taksim mbi fitimet financiare dhe të ndalojë shitjen e titujve të zbuluar, duke e paraprirë edhe G20-ën lidhur me rregullat e financës së re.

Por kjo nuk i mjafton për t'i shmangur masakrimin mediatik të manovrës më të kushtueshme të viteve të fundit, të miratuar muaj më parë. 80 miliardë eurot e shtrëngesës, që do t'i shërbejnë Gjermanisë për riekuilibruar llogaritë publike të plaçkitura nga ndërhyrjet e shumta shtetërore në favor të sektorit bankar, nuk kanë qenë të lehta. Mbi të gjitha, Angela donte që t'i ulte taksat për qytetarët e saj, por pragmatizmi i zakonshëm e ka shtyrë që të heqë dorë. "Nuk jemi në gjendje t'i ulim taksat, por të paktën do të kërkojmë që të mos i ngremë më tej", tha në diskutimin e saj për kombin.

Pastaj janë raportet e rinovuara me Francën dhe pjesën tjetër të botës. Presidenti transalpin Nicolas Sarkozy në vitin 2008 i dorëzon Çmimin Charlemagne "Për veprën e saj të reformës të Bashkimit Europian". Me Sarkòn ka feeling qysh nga fillimi, deri në pikën që në periudhën më të zezë të krizës së borxheve sovrane, dy vendet e mëdha vendosin që të bashkohen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për t'ia propozuar një Europë që duket se e ka humbur rrugën e arsyes. Aksi franko- gjerman është kthyer kështu në modë dhe me të edhe dëshira e rinovuar për të vlejtur akoma më shumë në një botë që po parafigurohet bipolare, e ndarë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për shkak të rënies europiane.

Fat i çuditshëm për një doktorante që ka përfunduar të bëjë politikë me mendimin e një kohezioni evropian mbi çdo gjë. Arrin që të lidhë episode modane dhe të lehta, si ai në të cilin Kryeministri italian Silvio Berlusconi i bëri "kukù" në atë të Triestes. Ajo zuri të qeshë, duke u demonstruar e sjellshme në çdo rast. Nga ana tjetër, nëqoftëse është bërë femra e parë që drejton G8-ën, një motiv duhet të ketë. Dhe nëqoftëse marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë shumë të mira, kjo ndodh sepse Angela ka ditur që shfrytëzojë për mirë shpirtin e dyfishtë të formimit rinor të saj.

Arsye dhe rregull. Janë këto dy karakteristikat themelore të Merkel, e cila gjatë gjithë këtyre viteve është krahasuar shumë herë me Margaret Thatcher për forcën e saj shtytëse, pragmatiste dhe reformiste. Është një politikë e çuditshme dhe e vështirë për t'u deshifruar duke përdorur vetëm fjalorin politik. Për të thuhet se sfida më e madhe është gjithmonë ajo e radhës dhe, në këtë rast, është ajo që ta kthejë Gjermaninë në vendin e parë të Europës.

Publikuar: 22.08.2010 | 19:22
Lexuar: 675 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime