E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Golat për mysafirët i kanë shënuar Gligorovski (25’) dhe Ristevski (38’) nga penaltia, golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Manevski (80’). Fitoren e vetëm në cilësinë e vendasit e ka shënuar Pelisteri në përballjen kundër Bregallnicës me gola që i ka shënuar Iliev ( 27’ dhe 57’).
Rabotniēki u befasua nga Teteksi nė  “Arena Filip dytė”









Liga e parë, java e katërt


Nga gjashtë ndeshjet e javës së katërt janë zhvilluara pesë ku vendasit kanë shënuar vetëm një fitore tre ndeshje kanë përfunduar pa fitues ndërsa në një ndeshje mysafirët ishin më të mirë. Janë shënuar gjithësejt 11 gola
Befasinë më të madhe në xhiron e katërt r ka bërë Teteksi duke mundur Rabotniçki në “Arena Filip dytë”.

Golat për mysafirët i kanë shënuar Gligorovski (25’) dhe Ristevski (38’) nga penaltia, golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Manevski (80’). Fitoren e vetëm në cilësinë e vendasit e ka shënuar Pelisteri në përballjen kundër Bregallnicës me gola që i ka shënuar Iliev ( 27’ dhe 57’).

Sileksi dhe Napredoku në Kratovë kanë ndarë pikët duke luajtur 1-1. golin për vendasit e ka shënuar Temelkov (86’), ndërsa për mysafirët Levkov (42’).

Java e 4-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të mbyllet të hënën kur në Turnovë do të përballen skuadrat e Horizontit dhe Vardarit.

Pas xhiros s katërt tabelën e kryeson Metalurgu me 10 pikë, para Renovës dhe Teteksit me nga 8 pikë, Shkëndija është në pozitën e pestë me 5 pikë.

Rezultatet e javës së katërt: Metalurgu - Shkëndija 1-1, Rabotniçki - Teteksi 1-2, Renova - Skopje 1-1, Pelisteri - Bregallnica 2-0, Sileksi - Napredoku 1-1

Horizonti T - Vardari luhet të hënën.

Në ndeshjet e javës së pestë takohen: Vardari – Pelisteri, Skopje – H.Turnova, Napredoku – Renova, Shkëndija – Sileksi, Teteksi – Metalurgu dhe Bregallnica – Rabotniçki. (Sh.S.)

Publikuar: 23.08.2010 | 02:09
Lexuar: 465 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime