Për herë të parë Ministria e ambientit dhe planifikimit hapësinor implementon projekte në fushën e ekologjisë në komunat ku jetojnë qytetarë shqiptarë. Do të donim të përmendim projektin për ndërtimin e kanalizimit fekal në lagjen Hasanbeg, me çka do të rregullohet një problem i kahmotshëm me lëshimin e ujërave fekale në komunat Gazi Babë dhe Haraçinë.
Demokracia e Re është një parti anti-shqiptare e cila jo vetëm që nuk interesohet të mbajë llogari për interesat e shqiptarëve në Maqedoni, por përkundrazi, i saboton të gjitha projektet të cilat janë në drejtim të përmirësimit të kushteve për jetesë në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Me këto fjalë ministria e Ekologjisë i hedh poshtë pretendimet e partisë Demokracisë së Re, të shprehura sot përmes një konference për gazetarë.
Për herë të parë Ministria e ambientit dhe planifikimit hapësinor implementon projekte në fushën e ekologjisë në komunat ku jetojnë qytetarë shqiptarë. Do të donim të përmendim projektin për ndërtimin e kanalizimit fekal në lagjen Hasanbeg, me çka do të rregullohet një problem i kahmotshëm me lëshimin e ujërave fekale në komunat Gazi Babë dhe Haraçinë, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor. (alsat-m)