E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një ditë më parë Vokshi e akuzoi Ramën se ka marrë nga firma e bashkëshortit të saj 100 milionë euro ryshfet për një leje ndërtimi ndërsa sot ne nje konference per shtyp vijoi akuzën se e njëjta gjobë sipas saj po jepet dhe për komplekasin tek zona e Liqenit Artificial.
PD, Vokshi: Rama tė ftoj nė debat, PS: Mbaj pėrgjegjėsinė









Deputetja demokrate Albana Vokshi ka vazhduar dhe sot akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Por PS u shpreh po sot se deputetja të duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për faktin se nuk ka deklaruar pasurinë dhe interesat marramendëse e korruptive të biznesit të burrit të saj.

Një ditë më parë Vokshi e akuzoi Ramën se ka marrë nga firma e bashkëshortit të saj 100 milionë euro ryshfet për një leje ndërtimi ndërsa sot ne nje konference per shtyp vijoi akuzën se e njëjta gjobë sipas saj po jepet dhe për komplekasin tek zona e Liqenit Artificial.

“E kam thesuar që dokumenti i djeshëm është vetëm një prej dokumentave të shumtë që vërtetojnë se je gjobvënësi më i madh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë. Vetëm për projektin e zonës te liqeni, i ashtuquajturi projekti “TIRANA ROCK”, gjoba jote shkon mbi 100 milionë EURO”.

Duke theksuar se reagimi I Ramës nuk ka qënë I denjë, Vokshi e ftoi atë në debat televiziv për tu sqaruar rreth këtyre akuzave të ndërsjella.

“Zoti 20%, nëse je burrë e të ka mbetur qoftë edhe një fije burrërrie, nxirre Lepurin nga barku, dhe hajde përballemi në secilën studio televizive që mund ta zgjedhësh ti”.
“Z. Rama, mos u fshih pas çakenjve fatkeqë. Unë, jam e gatshme që me dokumenta dhe fakte konkrete të vërtetoj gjobat e vëna dhe pasurinë tënde marramendëse, të vënë në mënyrë të paligjshme në 12 vitet e tua në pushtet, të marrë nëpërmjet sekserëve të tu, të vënë në emër të partnereve dhe partnerëve të tu”, tha Vokshi.

Po sot ka qënë dhe deputeti Luciano Boci që ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Pas akuzave të PS-së ndaj deputetes Albana Vokshi, sot në mesditë reagoi dhe Partia Demokratike duke pyetur publikisht kreun e PS-së Edi Rama, për gadishmërinë e tij në ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të hetuar pasurinë e deputetëve dhe partnerëve të tij.

Deputeti Luçiano Boçi tha gjatë një konference shtypi, se “Rama të flasë objektivisht për aferat dhe miqësitë e tij”, e në vijim ngriti pyetjen duke iu referuar Ramës se deklaron që është i pastrehë, kur ka vite që është kryetar bashkie dhe kur qarkullon fjala se ai ka pasuri me vlera miliarda lekë.

PS: Akuzat ndaj deputetes Vokshi jane konkrete

Partia Socialiste ripërsëriti sot akuzën ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi se nuk ka deklaruar pasurinë dhe interesat e biznesit të saj.

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Saimir Tahiri tha sot në një konferencë pë shtyp ndër të tjera, se “akuzat ndaj zonjës Vokshi dhe Arjan Tartarit janë konkrete dhe si të tilla kërkojnë përgjigje konkrete".

Sipas tij, "shmangia e përgjigjeve me shpifje e trillime është jo vetëm e papranushme, por mbi të gjitha shenjë e qartë e nervozizmit të saj".

Tahiri duke vijuar më tej mbi kundërakuzat e Vokshit, tha se ajo duhet të japë llogari dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për faktin se nuk ka deklaruar pasurinë dhe interesat marramendëse e korruptive të biznesit të Tartarit.

Ai i kërkoi deputetes së PD-së se "duhet të sqarojë rolin e saj në sigurimin e koncesioneve të naftës e gazit në 4 nga 6 fushat naftëmbajtëse të Shqipërisë për një kompani të sapokrijuar e pa eksperiencë, aseti i vetëm i së cilës ishte mbështetja politike e Albana Vokshit dhe shefit të saj, Sali Berisha".

Partia Socialiste është e vendosur t’i shkojë deri në fund transparencës dhe nxjerrjes së përgjegjësive ligjore e penale për çdo aferë koncesionare e privatizimi të qeverisë Berisha, tha Tahiri. "Ky është një premtim jo vetëm ndaj shqiptarëve por edhe ndaj zonjës Vokshi e familjes politike e biologjike të kryeministrit", shtoi ai.

Para pak ditësh, deputetja e PD-së, Albana Vokshi me një deklarate publike reagoi ndaj akuzave të dala nga selia rozë, duke thënë se "ka fakte e dokumente që vërtetojnë korrupsionin e kryer nga Edi Rama dhe personat e tjerë që lidhin së bashku interesat e mëdha financiare".
Sot edhe deputetja e PS, Gjermeni reagoi pas deklaratës së LSI për bashkëpunim në të mirë të vendit, duke kërkuar transparencën e plotë të zgjedhjeve dhe pa humbur më kohë. "Ky është kushti i çdo bashkëpunimi të Partisë Socialiste me palën tjetër", tha ajo.

Sipas Gjermenit, transparenca e zgjedhjeve të shkuara është garancia zgjedhjeve të ardhshme. "Ta harrojë tryezën e bashkëpunimit, një reformë të re ligjore, kush nuk ka kurajo të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor. Shqiptarëve nuk ju mungojnë ligjet ne letër, por pushteti që i zbaton ato në realitet", tha deputetja Gjermeni.

Publikuar: 23.08.2010 | 03:16
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime