E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një ditë gushti qyteti i Himarës të krijon ndjesinë e relaksit dhe të qetësisë, ku njerëzit përpiqen të shijojnë maksimalisht gjithçka që ofron bregdeti i pasur dhe vetë ky mjedis i këndshëm. "Pushimet mbarojnë shpejt prandaj nuk i ndahemi plazhit deri vonë në mbrëmje", thotë Emili, një 48 vjeçar nga Tirana, që ka ardhur këtu me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Nė Himarė kėto ditė gushti fliten tė gjitha gjuhet e Ballkanit














-Reportazh-

H.Koçi


-Ermelinda, një 28 vjeçare nga qyteti i Sarandës, nënë e dy fëmijëve, ka marrë me qera për muajt e verës, një lokal në Himarë. Së bashku me bashkëshortin, ata punojnë nga mëngjesi deri në orët e vona të natës. Është vera e dytë që e bëjnë një gjë të tillë. "Dimri nuk është shumë i favorshëm këtu në Himarë, ndërsa vera, është mjaft e mbarë për çfarëdolloj biznesi", thotë Ermelinda, që e menaxhon vetë lokalin, duke bërë edhe punën e kamerieres dhe atë të banakieres.

Lokali ndodhet në qendër të Himarës, në atë që vendasit e emërtojnë Spile, në krah të lokaleve më të njohura në këtë qytet. Në fakt, Ermelinda, me origjinë nga fshatrat e Lumit të Vlorës, ka një lidhje të hershme me Himarën. Këtu ajo ka mbaruar shkollën 8 vjeçare dhe atë të mesme, duke qëndruar tek e motra, e martuar këtu me një ushtarak. Më pas edhe vetë u martua në Sarandë, por, prej dy vjetësh, ka vendosur t'i kthehet qytetit ku ka kaluar vitet më të bukura.
Dhërmi - Himarë

"Është vera e dytë që marrim me qera këtë lokal, bar-bufe, që na siguron të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetesën", tregon ajo, teksa shërben. Bashkëshorti merret me furnizimin dhe nevojat e tjera të lokalit, ndërsa ajo bën pjesën tjetër. Ermelinda thotë se biznesi, veçanërisht tregtia dhe shërbimi, tregojnë edhe fluksin e pushuesve.

"Në ditët e para të muajit korrik pushuesit nuk ishin të shumtë dhe menduam se vera nuk do të ishte e mbarë. Por, më pas gjithçka ndryshoi dhe, ja, e shikon vetë. Në çdo orë të ditës lokali është plot dhe mezi i përballojmë klientët", shprehet ajo, teksa për një moment na kërkon falje për t'u shërbyer dy klientëve që porsa mbërritën.

Ermelinda tregon se këto dy muaj, veçanërisht në gusht, volumi i punës ka qenë i madh dhe të ardhurat po ashtu, shumë më të mira se ato të verës së kaluar. Për të, ky është një tregues se turizmi këtu në Himarë, është mjaft i mbarë sivjet, gjë që e tregon edhe numri i shumtë i plazhistëve që kanë populluar mjedisin ranor poshtë lokalit dhe që shijojnë freskinë e detit të pastër në këtë ditë të nxehtë gushti.
Dhërmi - Himarë

Orët në këtë qytet të njohur të bregdetit jonian kalojnë shpejt. Ato nuk dallojnë nga njera tjetra-tjetra. Qytetarët vendas, pushues nga rrethe të ndryshme, turistë të huaj, emigrantë që kanë ardhur për të kaluar pushimet, kanë mbushur lokalet përgjatë bregdetit. Mondi, një emër i njohur në radhët e artistëve vlonjatë, që vjen çdo verë në Himarë për të kaluar pushimet, thotë se në gusht, qyteti dhe i gjithë bregdeti himariot, përjetojnë një fluks të jashtëzakonshëm. "Por, kjo verë nuk krahasohet me asnjë tjetër më parë", tregon ai, ndërsa në duar mban një të përditshme kombëtare. Mondi thotë se Himara vazhdon të mbetet e preferuar për pushuesit vendas dhe të huaj.

"Sivjet këtu kanë ardhur mjaft turistë nga Italia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Polonia, etj", shprehet ai, duke shtuar me humor se "në Himarë këto ditë fliten të gjitha gjuhët e Ballkanit dhe më gjerë".

Ndërkohë, disa qindra metra më tej, në kompleksin e njohur "Rrapo's Hotel", një prej kamerierëve na thotë se për shkak të ngarkesës, është i detyruar të punojë pa ndërprerje, nga mëngjesi deri në orët e vona të natës. Ky hotel, me një komoditet të spikatur, është mjaft i preferuar për turistët e huaj, të cilët edhe këtë sezon e kanë frekuentuar atë maksimalisht.
Dhërmi - Himarë

Në një ditë gushti qyteti i Himarës të krijon ndjesinë e relaksit dhe të qetësisë, ku njerëzit përpiqen të shijojnë maksimalisht gjithçka që ofron bregdeti i pasur dhe vetë ky mjedis i këndshëm. "Pushimet mbarojnë shpejt prandaj nuk i ndahemi plazhit deri vonë në mbrëmje", thotë Emili, një 48 vjeçar nga Tirana, që ka ardhur këtu me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Diku, në rrethrrotullimin e vogël, në jug të sheshit kryesor të qytetit, trafiku ka nisur të rëndohet. Prandaj dhe një punonjës i policisë rrugore, nxiton të orientojë drejtuesit.(atsh)

Dhërmi - Himarë
Dhërmi - Himarë

Publikuar: 23.08.2010 | 15:19
Lexuar: 1026 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime