E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fal një ndërhyrje kirurgjikale, 41-vjeçarja ka arritur që të ketë gjoksin e saj në përmasat e duhura, duke marrë jo vetëm admirimin, por edhe votat e jurisë në spektaklin e zhvilluar dje në mbrëmje. Erzebet ka një vajzë 19 vjeçare dhe vet punon në një kompani avionësh
Hungarezja 41-vjeēare, Miss Kirurgjia Estetike














Nuk ka vetëm Miss bukuria, buzëqeshja, apo simpatia. Prej disa vitesh në Rimini të Italisë zhvillohet dhe Miss Kirurgjia Estetike.

Një konkurs ku vajza dhe gra në moshë sfidojë bukurinë natyrale me mrekullitë që mund të bëjë mjekësia.

Këtë vit në Rimini, çmim i parë është marrë nga një 41 vjeçare hungareze, Erzebet Gergely.

Një bionde e bukur me sytë blu. Por juria nuk e ka zgjedhur vetëm këto dy detaje.

Fal një ndërhyrje kirurgjikale, 41-vjeçarja ka arritur që të ketë gjoksin e saj në përmasat e duhura, duke marrë jo vetëm admirimin, por edhe votat e jurisë në spektaklin e zhvilluar dje në mbrëmje.
Erzebet ka një vajzë 19 vjeçare dhe vet punon në një kompani avionësh
Erzebet Gergely - Miss chirurgia estetica

Ajo ka lindur në Monok të Hungarisë dhe është e gjatë 190 cm.
Ajo deklaroi para jurisë së gjoksin e kishte bërë operacion për ta bërë të pranueshëm për gjatësinë e saj.

Hungarezja është fituesja e dytë e konkursit për kirurgjinë plastike. Në juri kanë qenë të pranishëm 10 mjek të operacioneve plastike gazetarë dhe njerëz të artit.

Por nuk është vetëm ky spektakli ku garojnë vajzat që kanë bërë “ndonjë ndërhyrje” të vogël kirurgjikale.Dje është zhvilluar dhe Miss Silikoni, Miss Botoksi, Miss Lifting dhe një sërë konkurrimesh të tjera.
 Miss chirurgia estetica 2010
 Miss chirurgia estetica 2010
 Miss chirurgia estetica 2010
 Miss chirurgia estetica 2010
 Miss chirurgia estetica 2010
 Miss chirurgia estetica 2010

Publikuar: 23.08.2010 | 15:33
Lexuar: 1067 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime