E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I apasionuar pas detit, ai është pronar i një jahti, në bordin e të cilit kalon një pjesë të verës me një intinerar që përfshin disa nga portet e njohura të Adriatikut.
Orikum: Nė portin e jahteve, ku valėviten flamurė nga e gjithė bota










-Reportazh-


H.Koçi



-"Kemi mbërritur nga Greqia dhe pasi të qëndrojmë një javë, do të lundrojmë drejt Malit të Zi", thotë Mauricio, një 65 vjeçar nga Viçensa (Itali), teksa shëtit me bashkëshorten dhe me qenin e vogël në rrugicat brenda territorit të portit të jahteve në Orikum, 20 km në jug të Vlorës.

I apasionuar pas detit, ai është pronar i një jahti, në bordin e të cilit kalon një pjesë të verës me një intinerar që përfshin disa nga portet e njohura të Adriatikut. Por tashmë është pasuruar edhe me Vlorën, ose më saktë më Orikumin, që kur një vit më parë, teksa kërkonte në internet, i tërhoqi vëmendjen ky port turistik, që në fakt, nuk e zhgënjeu.

"Është mjaft i mirë, i këndshëm dhe i vendosur në një bregdet të bukur", thotë Mauricio, që po ja kalon mirë këto ditë qëndrimi këtu në port. Përveç shetitjeve në det apo në vende të ndryshme përgjatë bregdetit, si në Llogora, për të cilin tohtë se i ka pëlqyer mjaft, 65-vjeçari ka krijuar mjaft njohje të reja turistë nga vende të ndryshme të botës.

Bashkë me Marion edhe një bashkatdhetar dhe sipërmarrës nga Napoli, me të cilin janë njohur këtu, thonë se, porti i jahteve është një mjedis mjaft i gjallë ku gjen pushues nga e gjithë bota.
Orikum: Në portin e jahteve, ku valëviten flamurë nga e gjithë bota

"Jahtet luksoze të ankoruara në bankina, flasin vetë", thotë Mauricio, një 38-vjeçar, që vjen për herë të dytë këtu dhe itinerari i jahtit të të cilit, është i thjeshtë: Napoli-Orikum dhe kthim.

Në bankinat e portit të jahteve në Orikum, një kompleks i vertetë turistik jahtesh, në këto ditë gushit, spikasin flamujt e dhjetra vendeve, nga Evropa e më tej, përveç atyre italianë, gjermanë, francez, britanikë, kroatë, malazez, grek, aty spikasin edhe ata australianë, neozelandezë, që valëviten në direkë, krahas atyre shqiptarë, sipas rregullave të të drejtës ndërkombëtare të detit.

Një çift bashkëshortësh nga Zelanda e Re po kryejnë disa shërbime në bordin e jahtit të tyre, duke pastruar, ndërsa në bankinën jugore, një tjetër i huaj, i pasionuar pas peshkimit, ka hedhur grepat në ujë.

"Porti është mbushur plot me turistë nga vende të ndryshme. Një pjesë prej tyre, qëndrojnë për disa ditë duke prenotuar këtu, por dhe mjaft të tjerë që duke u bërë pronarë të këtyre apartamenteve, janë pushues të zakonshëm që vijnë çdo sezon vere", thotë Luan Bedini, administrator i kompleksit turistik të jahteve në Orikum.

Porti kompleks turistik në Orikum, i ndërtuar disa vjet më parë me investim të sipërmarrësit italian, Giorgio Alfo është shndërruar tashmë në një mjedis të turizmit elitar.

Publikuar: 23.08.2010 | 17:04
Lexuar: 850 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime