E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas një pune vazhdueshme dhe një angazhimi të madhë, sot në objektin e komunës së Bogovinës është nënshkruar marrëveshja nga kryetari Hazbi Idrizi dhe ministri i Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të Kolegjit Yahja Kemal për dhënien e tokës për ndërtimin e Kolegjit Jahja Qemal në fshatin Kamjan –Komuna e Bogovinës.
Nėnshkruhet marrėveshja: Kolegji Yahja Kemal nė Komunėn e Bogovinės













Qytetarët e Komunës së Bogovinës nga sot do të këtë një institucion arsimor më shumë në komunën e tyre.

Pas një pune vazhdueshme dhe një angazhimi të madhë, sot në objektin e komunës së Bogovinës është nënshkruar marrëveshja nga kryetari Hazbi Idrizi dhe ministri i Transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë dhe përfaqësuesve të Kolegjit Yahja Kemal për dhënien e tokës për ndërtimin e Kolegjit Jahja Qemal në fshatin Kamjan –Komuna e Bogovinës.

Për ndërtimin e shkollës së mesme në Bogovinë, kolexhit privat "Jahja Kemal" i janë shitur 38 mijë metra katrorë tokë shtetërore. Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe drejtori i kolexhit, Kemal Jelldez.

Sipas paralajmërimeve të investitorëve, ndërtimi i objekteve nga shkolla e mesme, internatit dhe sallës sportive në vlerë prej rreth pesë milionë euro do të fillojnë menjëherë pas marrjes së fletës pronësore dhe lejes për ndërtim.

"Bëhet fjalë për 38 mijë metra katrorë tokë shtetërore që duhet të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në komunën Bogovinë. Tre parcelat janë shitur për katër milionë e 182 mijë denarë", tha ministri Janakieski.

Drejtori i kolexhit Jelldez theksoi se përfitimet nga investimet e huaja në arsim shihen edhe rreth 100 vjet pas realizimit të tyre, për shkak se, siç tha, rezultatet të cilat do t'i arrijnë nxënësit nga kjo shkollë në garat ndërkombëtare do t'i bëjnë të njohur në botë komunën e Bogovinës dhe Republikën e Maqedonisë.
Kolegji Yahja Kemal do të ndërtohet në Komunën e Bogovinës

Në aktin e nënshkrimit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi dhe kryetari i komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi.

"Me përvojën që e kanë të punësuarit në kolexhin Jahja Kemal presin më shumë të kontribuohet në cilësinë e arsimit. Bëhet fjalët për shkollë nga Turqia, por programet mësimore janë të harmonizuara me ato në Maqedoni, si dhe me vendet e BE-së. Kjo është edhe një shembull për bashkëpunim të mirë të institucioneve shtetërore dhe lokale së bashku me sektorin privat", tha Ademi.

Administrata komunale me punën e saj shumë kontribuon për realizim të suksesshëm të këtij projekti kapital, deklaroi kryetari i komunës Idrizi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të pranishmit bënë vëzhgim edhe në punët ndërtimore në rrugën Bogovinë-Zherovjan që realizohet me mjete të Qeverisë në kuadër të programit për zhvillim të barabartë rajonal. Në komunën Bogovinë veçmë ka përfunduar rruga rajonale Siniçan - Sedllarcë e Epërme për çka mjetet janë marrë nga kredi adekuate e Bankës Botërore. Ministri Janakieski përmendi se me këto programe deri tani kanë përfunduar rreth rrugë lokale nëpër gjithë vendin, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që numri i projekteve të realizuara në këtë sferë të jetë 30.


Kolegji Yahja Kemal do të ndërtohet në Komunën e Bogovinës
Kolegji Yahja Kemal do të ndërtohet në Komunën e Bogovinës
Kolegji Yahja Kemal do të ndërtohet në Komunën e Bogovinës

Publikuar: 23.08.2010 | 17:40
Lexuar: 897 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime