E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këto komente kryetari i Prishtinës, i bëri sot derisa njoftoi se komuna e Prishtinës e ka bërë fotografimin nga lart të qytetit të Prishtinës dhe ndërtimi që mund të ndodhë pas 19 gushtit, ditës kur është fotografuar do të rrënohet.
Mustafa: LDK tė tėrhiqet nga koalicioni





Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa mohoi sot mundësinë që ai të kandidohet për kryetar të LDK-së. Ai tha se LDK-ja e ka kryetarin e saj, dhe nuk sheh asnjë arsye që ai të mendoj për këtë pozitë.

Mustafa ndërkaq i bëri sot thirrje LDK-së që të largohet nga koalicioni, në mënyrë që të mos vazhdoj degradimi i kësaj partie.

“Të gjitha ato vlerësime që janë dhënë më parë se ky koalicion nuk po funksionon mirë dhe se rezultatet e këtij koalicioni nuk janë ato që ne i kemi pritur për ndërtimin e një shteti ligjor ekzistojnë edhe unë kam thënë: vlerësoj se ndërprerja e këtij koalicioni edhe marrja e përgjegjësive për qeverisje duhet të bëhet çdo moment madje edhe çdo minutë. Është çështje e politikës dhe e partive që janë në koalicion se çfarë duhet të bëjnë, mirëpo unë mendoj se ato duhet të kenë përgjegjësinë e vet”, tha Mustafa.

Këto komente kryetari i Prishtinës, i bëri sot derisa njoftoi se komuna e Prishtinës e ka bërë fotografimin nga lart të qytetit të Prishtinës dhe ndërtimi që mund të ndodhë pas 19 gushtit, ditës kur është fotografuar do të rrënohet.

Ato objekte që kanë filluar të ndërtohen para kësaj date, siç tha Mustafa, do të trajtohen me rregulloren për trajtimin e objekteve pa leje.

Publikuar: 23.08.2010 | 19:34
Lexuar: 283 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime