E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Joana është tamam nga ato vajza që në vendin e saj mund të njihet shumë pak, por që në Belgjikë, vendin ku ajo jeton, nuk ka njeri që nuk e njeh. Jona është nga Burreli dhe ka 11 vjet që jeton në Belgjikë.
Joana, shqiptarja e pasarelave belge





Vajza nga Burreli që ka arritur të ngjitet në pasarelat belge dhe të pozojë për emra shumë të njohur të modës. Studimet e saj për Gazetari dhe Publicitet dhe projektet e saj për të ardhmen.

Joana është tamam nga ato vajza që në vendin e saj mund të njihet shumë pak, por që në Belgjikë, vendin ku ajo jeton, nuk ka njeri që nuk e njeh. Jona është nga Burreli dhe ka 11 vjet që jeton në Belgjikë.

Një studente Gazetarie, por që paralel me shkollën ka zhvilluar dhe pasionin e saj për pasarelat. Në një rrëfim të sinqertë për veten, ajo ka ndarë me "SH2" disa nga emocionet e saj më të veçanta, kujtimet e fëmijërisë, projektet më të afërta, emocionet e herës së parë në pasarelë dhe si nis dhe si mbaron dita e një modeleje.

1. Kush është Joana për ata që e njohin shumë pak?

Joana është një vajzë nga Burreli. Ka mbi 11 vjet që banoj në Bruksel, jam studente për Gazetari dhe Publicitet dhe punoj si modele për disa agjenci modelesh.

2. Si ka nisur rruga juaj drejt pasarelave?

Moda gjithmonë më ka pëlqyer dhe jam prezantuar në agjenci të ndryshme ku kam kaluar përzgjedhje.

3. Moda dhe pasarelat, kanë qenë ëndrra juaj që e vogël?

Kur isha e vogël, doja të isha Miss. Moda më ka interesuar në moshën e adoleshencës.

4. Çfarë emocionesh keni ndier kur keni shkelur për herë të parë në pasarelë?

Herën e parë që kam sfiluar, asnjëherë s'do ta harroj. Ishte një sfilatë për një stiliste shumë të njohur në Belgjikë dhe isha shumë e kënaqur që më zgjodhi. Ditën e sfilatës erdhi parukieri për të na rregulluar flokët dhe stilistja me tha: "Joana, do të presim balluket?" - unë thashë po dhe më prenë shumë balluke.

Edhe përse më pëlqeu shumë ballukja që me bënë, telefonova shpejt mamin dhe i fashë: "O ma!! Sonte kur do të vish të me shohësh, nuk e di a do t'më njohësh, se më kanë prerë flokët". Kur sfilata vazhdoi mami im ishte ulur në cep fare, aty ku kalojnë modelet.

Kur erdhi radha ime të sfiloj, isha jo shumë e stresuar, sepse kam pas bërë teatër në shkollë të mesme, dhe publiku nuk më paralizon. Në momentin që hipa në pasarelë, mami për të me kurajuar më fliste shqip: "Bukuroshja mamit ti!", "Je ma e bukura!" Normale isha vajza e saj.

Pas sfilatës, stilistja më ofroi këpucët dhe fustanin që më pëlqenin dhe kam mbajtur kontakt me të. Ka disa muaj më kërkoi si modele për të bërë një seancë fotografie për koleksionin e saj vjeshtë/dimër.

5. Na përmendni disa nga emrat e njohur për të cilët keni sfiluar...

Kam sfiluar për shumë stilistë belgë si Louise Assomo, Julie Stal, Luc Deshayes... Për stilistë të huaj gjermanë, afrikanë dhe xhamaikanë, por edhe për Toni & guy, L'Oreal, La Perla, për të cilët kam sfiluar po ashtu në Gjermani. Po ashtu për disa marka të huaja, nga Brazili.

7. A ka Joana një profesion tjetër, veç pasarelës?

Sigurisht, objektivi im është mbarimi i studimeve. Moda është e dorës së dytë ose të tretë, sepse familja dhe miqtë e mi kalojnë po ashtu përpara modës. Moda është një pasion, në qoftë se kam sfilata dhe seanca fotografie jam e kënaqur, ne qoftë se jo, s'ka gjë.

8. Cila do të ishte arsyeja, për të cilën do të hiqje dorë nga moda?

Në qoftë se nuk marr më kënaqësi të sfiloj dhe në qoftë se me rrezikohet shëndeti.

9. Ku ka lindur Joana? Çfarë ruan si kujtimin më të bukur nga fëmijëria?

Kam lindur në Burrel dhe kujtimet e mia më të bukura kur isha e vogël, janë ato pasdite ku dilnim në xhiro në lulishte. Kur luaja me komshijet me litar, me peta, topa luftash... Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur.

10. E keni menduar ndonjëherë të ktheheni dhe të jeni modele për stilistët shqiptarë?

Menduar jo, se kam menduar, por në qoftë se do kem oferta në kohën e duhur përse jo. Gjithçka është çështje kohe.

11. Sipas Joanës, a ka Shqipëria djem dhe vajza të bukura?

Patjetër që po! Shqipëria ka shumë vajza dhe djem të bukur. Pashë në internet disa foto të Miss Shqipërisë në konkursin Miss Univers dhe është shumë vajzë e bukur. Do të doja shumë të fitonte ajo, dhe për mendimin tim i ka gjithë shanset të fitojë.

12. Sa e lehtë është të "çash" në një vend të huaj?

Në fakt, nuk ndjehem e huaj në Belgjikë. Jam Belge dhe Shqiptare. Është e vërtetë që nuk është e lehtë bota e modës. Duhet të jesh shumë e durueshme, si në çdo fushë të jetës duhet të jesh vetvetja.

13. Projektet tuaja më të afërta?

Kam disa sfilata në muajin e shtatorit në Bruksel dhe jashtë Brukselit. Kam një sfilatë në Gjermani po ashtu. Dhe disa seanca fotografie, përse jo.

14. Çfarë ju mungon më shumë nga vendi juaj?

Më mungon shumë gjyshja ime, Vera, sepse kur isha e vogël doja gjithmonë të rrija me të dhe ajo ka qenë inspirimi im. Më mungon po ashtu ushqimi, natyra, deti, malet, familja.

15. A është e vërtetë që modelet mbajnë një dietë të rreptë? Cila është dieta juaj?

Sigurisht që mbajnë dietë, sepse trupi është instrumenti i punës, ashtu si bën kujdes një violinist me violinën e tij. Personalisht, nuk ndjek ndonjë dietë strikte, por edhe nuk abuzoj.

16. Si nis dhe mbaron dita e një modeleje?

Varet. Ka ditë që sfilatat janë pas shkollës dhe dita nis shumë normalisht, shkoj në shkollë dhe pas shkolle, shkoj të sfiloj. Në qoftë se sfilata është të shtunën ose të dielën, zgjohem ngadalë nga ora 10, dal me prindërit. Dhe në pasdite shkoj për provat gjenerale. Dhe pastaj duhet të kaloj në duart e parukierëve dhe te makijazhi.

Publikuar: 23.08.2010 | 19:37
Lexuar: 1036 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime