E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta shton se në Asamblenë e Përgjithshme, përveç tjerash, sa i përket Kosovën, nuk duhet pritur ndryshim të qëndrimit të deritanishëm të SHBA-ve.
SHBA-tė pėrgatisin rezolutė pėr Kosovėn





Amerika ka përgatitur rezolutën e saj pas mendimit të GJND-së për Kosovën në të cilën në thelb kërkohet të bisedohet në mes të Prishtinës e Beogradit dhe i jepet fund statusit të Kosovës. Uashingtoni ende nuk ka vendosur nëse do ta paraqes vet rezolutën apo përmes ndonjë shteti mik, si për shembull Shqipëria, shkruan e përditshmja serbe “Blic”.

Gazeta shton se në Asamblenë e Përgjithshme, përveç tjerash, sa i përket Kosovën, nuk duhet pritur ndryshim të qëndrimit të deritanishëm të SHBA-ve.

“Uashingtoni do të vazhdojë të insistojë që Beogradi ta ndryshojë rezolutën jo vetëm ku thuhet se shkëputja e Kosovës është e papranueshme, por edhe fjalinë ku kërkohen bisedime për “të gjitha çështjet e hapura””, shkruan “Blic”, duke iu referuar një analisti në Uashington, Obrad Kesiq.

“SHBA-të do të tentojnë ta bindin Serbinë ta ndryshojë rezolutën, e në rast se kjo nuk ndodhë, ata kanë përgatitur versionin e tyre. Më e mundshmja do të jetë që rezolutën ta paraqes ndonjë shtet mik i Amerikës sepse në këtë mënyrë mund të marrin më shumë vota “pro” pasi që ka shtete që votojnë automatikisht kundër çdo gjëje që propozon Amerika”, ka thënë Kesiq për “Blic”.

Publikuar: 24.08.2010 | 00:52
Lexuar: 137 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime