Sipas organizatorëve, mësohet se kursi ndërkombëtar do të nisë me Prishtinën, më 23 gusht i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar më pas me Mitrovicën, në qendrën e kulturës Rexhep Mitrovica, në Mitrovicë, dhe për ta përmbyllur këtë prezantim me Prizrenin, ku artistët vendorë dhe ndërkombëtarë do të prezantohen në shkollën e muzikës Lorenc Antoni, në Prizren.
Ardianë Pajaziti
Prishtina, Mitrovica dhe Prizreni janë vendet nikoqire të kursit ndërkombëtar të muzikës kamertale Colluvio 2010, që do të mbahet në javën e fundit të muajit gusht. Nën organizim të austriakëve dhe pas performancave edhe nëpër shtete të tjera, ky kurs do të zbret edhe në Kosovë, për të futur në listën e instrumentistëve edhe tre muzikantë kosovarë.
Sipas organizatorëve, mësohet se kursi ndërkombëtar do të nisë me Prishtinën, më 23 gusht i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar më pas me Mitrovicën, në qendrën e kulturës Rexhep Mitrovica, në Mitrovicë, dhe për ta përmbyllur këtë prezantim me Prizrenin, ku artistët vendorë dhe ndërkombëtarë do të prezantohen në shkollën e muzikës Lorenc Antoni, në Prizren.
Tre artistët kosovarë të cilët do të marrin pjesë në këtë kurs ndërkombëtarë janë të shoqëruar edhe nga artistët e tjerë nga Austria, Serbia e Gjermania. Pjesëmarrës të kësaj ngjarje janë këta muzikantë: Neritan Hysa (Piano) - Kosovë, Mira Possert (Violinë) Austri, Nenad Uskoković (Violonçel) Serbi, Sanja Spasiq (piano) Serbi, Erlinda Gashi (Violinë) Kosovë, Sabeth Quitt (violonçel) Gjermani, Marija Deskovi (piano) Serbi, Visar Kuçi (Violinë) Kosovë dhe Victor Plumettaz (Violonçel) Gjermani. Të gjitha koncertet do të mbahen në ora 20:00.