E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ligjvënësit ukrainas e miratuan aktin e Pavarësisë më 24 gusht, 1991, duke e shpallur Ukrainën shtet të pavarur dhe demokratik, një muaj pas grusht shtetit të dështuar të ndaj ish presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov.
Ukraina shėnon 19 vjetorin e pavarėsisė




Ukraina sot e shënon Ditën e Pavarësisë, 19 vjetorin e pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik.

Ligjvënësit ukrainas e miratuan aktin e Pavarësisë më 24 gusht, 1991, duke e shpallur Ukrainën shtet të pavarur dhe demokratik, një muaj pas grusht shtetit të dështuar të ndaj ish presidentit sovjetik, Mihail Gorbaçov.

Në Uashington, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, përmes një video mesazhi tha s eukrainasit dhe amerikanët i ndajnë vlerat demokratike.

“Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë Ukrainës dhe popullit ukrainas që nga pavarësia. Ne do të vazhdojmë t’u mbështesim në rrugën tuaj për t'i realizuar të gjitha të mirat nga demokracia dhe të gjitha bekimet që vijnë me të”, tha Klinton.

Ajo u zotua se SHBA do të vazhdojnë të punojnë me Ukrainën për të mbështetur institucionet demokratike në Ukrainë, për ta zhvilluar shoqërinë civile dhe për të promovuar tregjet transparente, në mënyrë që të vihen themelet për një të ardhme stabile dhe prosperuese.

Publikuar: 24.08.2010 | 12:46
Lexuar: 201 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime