E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cilët janë të famshmit më të bukur në botë, të përzgjedhur nga gjinia femërore si meshkujt më seksi në stinën e nxehtë?
Meshkujt mė seksi tė stinės





Epoka e lavdisë për Bred Pitin, Xhorxh Klunin apo Devid Bekamin duket se ka perënduar. Tashmë në skenë “sundojnë”, emra të rinj, të cilët kanë rrëmbyer jo vetëm ekranin e madh, por edhe epitetin e meshkujve më seksi në botë. Cilët janë meshkujt, më të kërkuar nga femrat e mbarë globit, në këto ditë të nxehta vere?

Tejlor Kiq

Çfarë e bënë atë seksi: Ai do të kishte qenë edhe një lojtar shumë i mirë “hokey”, megjithëse ai duket më i ëmbël kur prezantohet në , “Friday Night Lights”. Ai ka dëshmuar se është i denjë të quhet mashkulli më seksi në botë dhe heroi i filmave aksion.

Denzel Uashington

Edhe pse është i ‘shkollës së vjetër’, ai asnjëherë nuk ka lejuar që të bëhet i mërzitshëm për fansat e tij. Fituesi i çmimit Oskar është konsideruar si një nga meshkujt më seksi duke u renditur përkrah aktorëve shumë më të rinj në moshë, por ai ende është një konkurrent shumë i fortë madje edhe në këtë drejtim. Por pavarësisht statusit të tij prej seks simboli, ai është jeton që 30 vite një martesë të lumtur pranë bashkëshortes së tij.

Hju Xhekmen

Australiani, i cili rrëmbeu zemrën e femrave që në paraqitjen e parë në film. Por fama më e madhe që Xhekmen fitoi ishte në ‘X man’, një film që i zbuloi muskujt e tij të formuar mirë dhe pamjen prej mashkulli të fortë. Por martesa e tij me një femër shumë më të vjetër në moshë, nuk do të thotë pengesë për statusin e tij.

Xhosh Hollouei

Është e pashmangshme se sa herë që përmendet fjala, i mahnitshëm, sharmant e mbi të gjitha seksi, nuk do të mungojë ylli i serialit, “Lost”, Xhosh Hollouei. Por nuk është rastësi pasi që ai karrierën e tij e ka filluar pikërisht në pistat e modës.

Isaia Mustafa

Një tjetër i famshëm me ngjyrë, që konsiderohet si konkurrencë e fortë në këtë listë. Ai ndër të tjera shquhet edhe për sensin e mirë të humorit.

Rajan Rejnolds

I martuar me një nga femrat më të bukra të Hollivudit, aktoren Skarlet Xhohansion tashmë imazhi i firmës spanjolle “Mango”, aktori Rajan Rejnolds është shquar gjithmonë për fizikun e tij të ndërtuar mirë. Ne tashmë e dimë se ai është një nga komikët më të mirë të ekranit, gjë që e bënë edhe më të këndshëm për gjininë e bukur.

Adam Brody

Një tjetër emër i ri, por shumë i suksesshëm në fushën e artit të shtatë. I njohur për rolin e tij në serialin e famshëm amerikan, “O.C. California”, është përzgjedhur nëliatën e meshkujve më seksi të stinës, për sharmi dhe figurën e tij artistike që sjell gjatë shfaqjes së tij në skenë.

Publikuar: 24.08.2010 | 15:00
Lexuar: 917 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime