E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mund te prekni iPad për të ndërruar faqet e revistave ose ueb faqet, ose për të luajtur lojëra ne ekran 9 inç. Andaj është e kuptueshme që duhet të keni mundësi të prekni edhe iMac-un tuaj.
Apple patenton ekran tė ndjeshėm nė prekje pėr kompjuterė












Ishte vetëm çështje kohe. Ju mund të prekni iPod-in tuaj, duke ndërruar kënge me prekje te gishtërinjve. Mund të prekni iPhone duke prekur në tastierë virtuale ose duke i zmadhuar fotografitë dhe hartat.

Mund te prekni iPad për të ndërruar faqet e revistave ose ueb faqet, ose për të luajtur lojëra ne ekran 9 inç. Andaj është e kuptueshme që duhet të keni mundësi të prekni edhe iMac-un tuaj.

Sipas një burimi, Apple mund të sjell "multitouch" edhe në kompjuter, kështu që përdoruesit do të mund të përdorin ekranin krahas tastierës. Do të shtohen seri të sensoreve në iMac, përfshirë edhe një shpejtues për të detektuar këndin e ekranit dhe të ndryshojë rezolucioni ose orientimi i ekranit.

Sipas ilustrimeve dhe përshkrimeve, kthimi i ekranit në formë për ta prekur do te largonte edhe nevojën për tastiere ose mi. Thjeshtësia e iOS është e mirë për ata përdorues me më pak eksperiencë kur mundohen të navigojnë nëpër skedarë. Edhe pse do të ishte e vështirë të zhvillohet sistem operativ i ri nga fillimi, një inxhinier nga Apple tha se “Sistemi Operativ i iPhone mund të shtohet mbi OS X, ngjashëm me Apple Front Row”, e cila përdoret për te shikuar filma dhe dëgjuar muzike.(pcworld)

Publikuar: 24.08.2010 | 16:01
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime