E martë, 29.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas lajmit për vdekjen e tij, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përmes ministrit Ferdinand Xhaferri, dhe drejtuesve të kësaj ministrie ka shprehur ngushëllimet dhe respektin njerëzor për humbjen e z. Kushtrim Zaçe.
Ndahet nga jeta ish-basketbollisti Kushtrim Zaēe










Gjergji Mima

-Një nga personalitetet e basketbollit shqiptar, Kushtrim Zaçe, është ndarë nga jeta dje në moshën 59 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak. Ish-basketbollisti i kombëtares shqiptare dhe i Partizanit njihej si një nga talentet e viteve 1970, nderuar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Pas funksionit si përgjegjës i pallatit të Sportit, “Asllan Rusi” dhe
drejtor i Agjensisë së Shërbimit të Sporteve, së fundmi Zaçe ushtronte
detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Shahut.

Pas lajmit për vdekjen e tij, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve, përmes ministrit Ferdinand Xhaferri, dhe drejtuesve të
kësaj ministrie ka shprehur ngushëllimet dhe respektin njerëzor për
humbjen e z. Kushtrim Zaçe.

“Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen e parakohshme nga jeta të z.
Kushtrim Zaçe, një prej personaliteteve më të mëdha të sportit,
basketbollistit të shquar të Partizanit dhe përfaqësueses shqiptare të
viteve 70-80, “Mjeshtrit të Madh të Punës” dhe “Mjeshtrit të Merituar
të Sportit”, shembull i korrektësisë, profesionalizmit në sport. I
shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjs Zaçe dhe të afërmve për
humbjen e njeriut të tyre më të dashur, si dhe sportdashëve për këtë
figurë të nderuar, i cili do të mbahet mend për aftësitë e tij dhe
kontributin e tij në sport”, thuhej në telegramin e ngushëllimit të
MTKRS-së.

Për trajnerët Astrit Greva dhe Bujar Shehu, ndarja nga jeta e Zaçes
është humbje e madhe për basketbollin. “Kushtrimi ka dhënë një
kontribut të madh në basketboll. Pas sportit ai ishte edhe një
drejtues i shkëlqyer”, u shpreh trajneri i “Studentit” në basketboll
për meshkuj, Bujar Shehu.

Publikuar: 24.08.2010 | 18:20
Lexuar: 1772 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
vasilika trebina (24/08/2010 21:30:44) Ngushellime te thella familjes , dhe personalisht zonjes ZACE , per kete humbje te madhe .ajo duhet te ndjehet krenare per njeriun e saj me te dashur , me te cilin ndertoi familjen ,dhe ka kaluar me te nje jete te lumtur .E dashur znj.ZACE , une do te thoja qe te behesh e forte , sepse edhe bashkeshorti juaj do ta deshironte kete gje , dhe do ta kerkonte po qe se do te kishte mundesi . Ju do te rroni me kujtimet e bukura qe ju ka lene AI .Une besoj se keni jetuar bukur , dhe te lumtur , per aq kohe sa deshte ZOTI .DHe kjo nuk eshte pak per JU .Ai ju ka lene kujtime dhe nje emer te mire ,ka lene ke miqte , shoket ,sportdashesit dhe te afermit nje vend te respektuar dhe te merituar .ju kerkoj ndjese qe nuk ju ngushellova nga afer ,per kete humbje te madhe . edhe nje here ngushellime te sinqerta .
Valdet Kurti - Ulqin (24/08/2010 21:53:26) Ngushellime familjes Zace. Marjeta dhe Henri (vajzes se Kushtrimit nuk po me kujtohet emri), te jeni krenar per bashkeshortin dhe babain qe keni pase. Basketbolli shqiptar vone do kete basketbollista e njerez te kalibrit Kushtrim Zace.
U befasova kur mesova lajmin por jeta i paska te papriturat e veta.
Edhe njehere ngushellime.
Arben Zenel TRENOVA (29/07/2011 07:50:49) Jo me larg,por dje dt 28.07.2011,derdha lot per te madhin dhe idhullin tim,qe do te jete gjithmon i gjalle si Zoti Kushtrim ZACE.Nje mbrekulli qe i dha dhe zoti,ishte qe u lidhen dhe linden dy femije te mbrekullushem me te madhen Marjeta ZACE.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime