Drejtoresha e fushatës reklamuese nga Pekini, Shie Shaoja deklaroi se fiton rreth 73 mijë dollar në vit dhe se një të tretën e të hollave e shpenzon në produkte luksoze, si për shembull në fustane, orë dore dhe çanta të shtrenjta, njoftoi Zëri i Amerikës.
Rritja e përshpejtuar ekonomike në Kinë, përveç që e vendosi në vendin e dytë sipas fuqisë ekonomike në botë, para Japonisë dhe pas SHBA-së, gjithashtu solli deri në ndryshime të tjera nga ekuilibri global në fuqinë ushtarake dhe financiare, dhe deri te mënyra në të cilën dizajnohen makinat, që ndikon edhe deri te rritja e tregut kinez të mallrave luksoze.
Vlerësohet se tregu kinez i mallrave luksoze në pesë vitet e ardhshme do ta kalojë numrin prej 14 miliard dollarëve.
Edhe pse pjesa më e madhe e botës përballet me recesion, shitja e prodhimeve luksoze në Kinë është rritur për 30 për qind.
Drejtoresha e fushatës reklamuese nga Pekini, Shie Shaoja deklaroi se fiton rreth 73 mijë dollar në vit dhe se një të tretën e të hollave e shpenzon në produkte luksoze, si për shembull në fustane, orë dore dhe çanta të shtrenjta, njoftoi Zëri i Amerikës.
Zhan Mishell Dimon, i cili udhëheq një firmë për marrëdhënie me opinionin në Azi, deklaroi se konsumatorët kinez vitin e kaluar kanë shpenzuar nëntë miliard dhe 400 milion dollar në mallra luksoze, me çfarë i kanë kaluar edhe SHBA-në, duke u bërë tregu i dytë më i madh i prodhimeve luksoze, pas Japonisë.
"Lëvizjet ekonomike në të gjithë Kinën vërtet janë pasqyrimi i ndryshimeve shoqërore. Në të vërtetë konsumatorët kinez sot definitivisht janë përgatitur të vendosin për blerjen e produkteve luksoze", shtoi ai.
Anketa mëparshme tregon se konsumatorët kinez gjatë pesë viteve të ardhshme do të shpenzojnë pothuajse 15 miliard dollar për mallra luksoze.