Haushang Khazai, zbulues pranë muzeut kulturo-historik të univerzitetit të oslos thotë se monedha në fjalë është përdorur dhe është shfrytëzuar në qytetin Muhamedie të Iranit. Supozohet se i takon kohës së dinastisë Abasite, me fjalë tjera kohës së halifës Harun err-Reshidë.
Njëherit kjo është prej monedhave më të vjetra të zbuluara në Norvegji.
Monedha quhet Derhemdhe është e shtypur në vitin 805-806. Êshtë zbuluar në qytetin Hurum. Arkeologët Norvegjez këtë e konsiderojnë si një zbulim senzacional.
Christian Stormer, arkitekt i qytetit të Hurumit thotë se kjo monedhë është e prodhuar prej argjendit.
Haushang Khazai, zbulues pranë muzeut kulturo-historik të univerzitetit të oslos thotë se monedha në fjalë është përdorur dhe është shfrytëzuar në qytetin Muhamedie të Iranit. Supozohet se i takon kohës së dinastisë Abasite, me fjalë tjera kohës së halifës Harun err-Reshidë.
Vjetërsia
Haushang Khazan tregon se kjo monedhë është monedha më e vjetër e zbuluar në Skandinavi. Ai thotë se zbulimi i kësaj monedhe është senzacionale.
Derhemi është monedhë arabe, e argjendit e shtypur në kohën e vitit 697. Peshon 3 gram. Kjo është prej monedhave të para, të zbuluara jo vetëm në Norvegji por në tërë Skandinavinë. Vjetërsia e saj është më shumë se 1000 vite.
Sikurse dollari dhe euro në kohën e sodit, kjo monedhë në kohën e vikingëve ka qenë valutë gjithë popullore (dradicionale).
Nuk është përdorur si vlerë monetare, por sa ka peshuar në argjend. Kjo nga shkaku se kjo monedhë arabe është e prerë në dy pjesë, dhe në katër pjesë, varësisht prej dëshirës së klientëve për të kryer pagesën në vlerë të gramëve.
Këto monedha kanë pasur vlerë ndërkombëtare. Ky edhe ka qen shkaku se derhemi ka qarkulluar jashtë tokave arabe.
Udhëheqësi i famshëm
Harun err-Reshidë është ndër udhëheqësit më eminent të dinastisë Abasite. Ai njihet nga shkaku se në kohën e tij literatura dhe zbulimet shkencore kanë qenë në shkallën më të lartë, njëherit njihet ndër udhëheqësit më të mirë dhe më të njohur të asaj kohe. Monedha e zbuluar në Hurum është monedhë e ngjashme me monedhat e zbuluara në Buskerud.
Një ndër këto monedha, është e njohur edhe monedha e zbuluar në Rollag dhe Røyken mirë po asnjëra prej këtyre monedhave nuk është me vjetërsi më e largët se sa monedha e zbuluar në Hurum, pra monedha e Buskerudit është më e vjetra e këtij lloji të monedhave.
Monedhat e tjera Arabe të zbuluara kanë qenë si thesar të cilat janë përdorur në Kufa dhe në Irak dhe janë për 100 dhe 150 vite më të mëvonshme se monedha e Hurumit.
http://www.aftenposten.no/nyheter/iriks/article2450108.ece
Nga Qendra lslamike Kulturore Shqiptare në Norvegji