E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

TETOVË, 6 TETOR- Filloi viti i ri akademik 2008/2009 dhe u bë hapja e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në këtë slomenitet morën pjesë zv/kryeministrat e Maqedonisë Abdylaqim Ademi, Ivica Bocevski, minstri i Shëndetësië Bujar Osmani, ambasadorët e shumë vëndeve në Maqedoni, rektor të ballkanit dhe Europës, dekan, professor, student dhe mysafirëve të ndryshëm
Filloi viti akademik, hapet edhe Fakulteti i Mjekėsisė nė USHT
Rektori i USHT-së Prof.Dr Sadi Bexheti përshëndëti të pranishmit duke theksuar se fakulteti i shkencave mjekësore është një ndër të ariturat më të mëdha të këtij universiteti. ”Reformat e implementuara e kanë ngritur universitetin tonë në institucion shumë të respektuar në vend dhe më gjërë, pjesëmarrja jonë aktive në organizata ndërkombëtare universitare si anëtarësimi I rregullt në EUA, nënshkrimi I MAGNA Kartës, zbatimi I të gjitha reformave të arsimit sipëror sipas procesit të Bolonjës, implementimi I sistemit evropian të tranferit të kreedive dhe duke respektuae ligjin mbi arsimin e lartë të republikës së Maqedonisë, kanë mundëuar rritjen e cilësisë së studimeve tha rektori i USHT-së


Ndërsa zv/kryeministri i Maqedonisë Abdylaqim Ademi duke urruar fillim të mbarshëm të vitit akademik tha se :”Qeveria e Maqedonisë do të mbikqyr me kujdes punën institucioneve të arsimit të lartë dhe nuk do të lejojmë që të shkelet ligji dhe të partizanizohen organet e tij. Ju profesor të nderuar keni më shumë përgjegjësi se sa kolegët e juaj në universitetet tjera.Përgjegjësia juaj është e madhe sepse ky tempull është ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve”
Ndërkaq ministri i shëndetësisë Bujar Osmani, tha se me hapjen e fakultetit të mjekësisë dukshëm do të rritet konkurenca, avancimi I kuadrit mjekësor.Qeveria e Maqedonisë me këtë tregon se punon në përmbushjen e kritereve dhe vëien e bazave të shëndosha të qytetarëve të saj.”Dua të informoj se qeveria ka në plan ndërtimin e klinikës universitare në Tetovë, poashtu qeveria ka financuar përkthimin e 70 librave enkas për fakultetin e shkencave të mjekësisë”, tha Osmani

Fjalime përshnëdetëse mbajtën edhe zv.kryeministri Ivica Bocevski prorektor të universitetve të ndryshme si ai i Gracit Thrakisë dhe i Tulzllës.

Publikuar: 08.10.2008 | 13:29
Lexuar: 1424 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime