E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prefekti i Moskës, Jurij Luzhkov fiton më shumë nga të gjithë politikanët rusë, me ç'rast të ardhurat e përgjithshme të familjes së tij vitin e kaluar kanë qenë 30,94 miliardë rubla (një miliard dollarë), publikoi botimi rus i revistës "Forbs".




Sipas të dhënave nga lista e parë vjetore e politikanëve më të pasur rusë dhe përfaqësuesve të lartë, e publikuar në Internet faqen e "Forbs", 73-vjeçari Luzhkov vitin e kaluar ka fituar tetë milionë rubla (260. 000 dollarë), ndërsa pjesën tjetër e ka realizuar gruaja e tij Jelena Baturina, pronare e holding kompanisë "ZAO Inteko".

Luzhkov dhe 47-vjeçarja Baturina, gruaja e vetme në listën e miliarderëve rusë që e publikuan revistat "Forbs" dhe "Finans", posedojnë edhe më shumë patundshmëri, mes të cilave shtëpi në Rusi me sipërfaqe prej 2.531 metra katrorë, si dhe shtëpi në Britaninë e Madhe prej 1.203 metra katrorë.

Politikani i dytë më i pasur rus në listë me gjithsej të ardhura në familje në vitin 2009 prej tre miliardë rublave (98 milionë dollarë) është Sergej Pugaçjov, anëtar i dhomës së epërme në Parlamentin rus dhe pronar i një sërë kompanive në sektoret e bankarisë deri në ndërtim të anijeve.

I treti me të ardhura prej 1,6 miliardë rublave (52 milionë dollarë) është anëtar i dhomës së epërme të Parlamentit dhe një nga themeluesit e zinxhirit të supermarketeve "Kontinenti i shtatë", publikoi "Forbs".

Funksionarët rusë janë të obliguar ta paraqesin fitimin në suaza të programit në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Vladimir Putin për vitin e kaluar ka paraqitur të hyra prej 3,9 milion rublave (127.144 dollarë), ndërsa bashkëshortja e tij Ludmila ka fituar vetëm 582 rubla dhe nuk posedon patundshmëri.

Presidenti Dmitrij Medvedev në të njëjtën kohë ka fituar 3,3 milionë rubla (107.584 dollarë), kurse bashkëshortja e tij Svetlana nuk ka realizuar të hyra.

Publikuar: 25.08.2010 | 13:14
Lexuar: 384 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime