A jeni edhe ju në mundime, pasi që nuk dëshironi apo nuk dini si ti tregoni partnerit se në shtrat nuk di tju kënaq dhe se është dashnor shumë i keq e i dobët. Si ta bëni këtë në mënyrën më të mirë të mundshme?
Pas marrëdhënies seksuale
Nëse jeni gjendur në shtrat me të dashurin apo të dashurën e keqe, këtë duhet tia thonë sa më parë, por jo edhe shumë herët. Personit këtë mos ia thoni menjëherë pas marrëdhënies së parë seksuale, pasi që kështu ndoshta ka qenë për shkak të nervozës dhe tremës, presionit se çka do të mendoni ju për të. Por, në qoftë se përsëri ballafaqoheni më një situatë të këtillë, tregojani të vërtetën, por kurrë gjatë kohës së marrëdhënies seksuale.
Nëse filloni ta pyesni dhe ti flisni gjatë kohës së seksit, kjo do të jetë e tmerrshme dhe shumë e ultë, pasi që partneri do të vjen në përfundimi se gjatë kohës së marrëdhënieve intime nuk keni qenë të pranishëm, por keni menduar se si ta përfundoni sa më parë seksin e mundimshëm. Pas marrëdhënies, pas puthjes, përqafimit, përvishni mëngët, dhe filloni ta tregoni mendimin tuaj, por kujdes se si do ti qaseni problemit.
Ndaj partnerit jini të sinqertë dhe pozitiv
Ti thoni dikujt se ju duket si i/e dashur e keq nuk është aspak punë e lehtë dhe kërkon durim, sinqeritet dhe përzgjedhjen e fjalëve të caktuara. Është e rëndësishme që partnerin për shfaqjen njëherë ta lavdëroni. Së pari, filloni të numëroni të gjitha të mirat duke filluar nga veshja seksi, mënyrës së mirë të puthjes, aromës së këndshme etj. Kështu do ta përgatisni për pjesën më të pakëndshme të bisedës.
Me këtë rast kurrë mos e akuzoni se është partner i keq, pasi që do ta shkatërroni egon e tij deri në fund. Duhet të keni kujdes në ndjenjat e tij dhe të jeni të butë që mos ta shkatërroni. Gjatë kohës së bisedës kurrë mos e shqiptoni fjalën dashnor/e i keq, pasi që do të mendojë që është i keq në tërë gjërat që i bën, apo i keq në tërësi. Bisedoni se pikërisht qasja e tij (me këtë rast qartë sqaroni për cilin bëhet fjalë) apo pozita seksuale nuk u përshtatet dhe përgjigjet. Po ashtu, përmendni se kjo mund të përmirësohet dhe pyeteni atë për ndonjë propozim që e ka për këtë gjë.
Bëhuni mësuesi i partnerit të keq
Shpjegojani se cilat fjalë, prekje, veprimet u përgjigjen, çfarë tempo i seksit, cila pozitë etj. Me rastin e përshkrimit mos jeni të ashpër, shumë kërkues, por këtë përpiquni ta shndërroni në lojë seksi në të cilën merrni pjesë si mësues i cili trupin e tij dhe dëshirat më së miri i njeh, ndërsa partneri juaj le të jetë nxënësi i dëgjueshëm.
Nga kjo qasje mund të zhvillohet seksi i shkëlqyeshëm, me rastin e të cilit ju do të jeni udhëheqës, ndërsa partneri do të jetë i relaksuar, dhe atmosfera nuk do të jetë aq serioze. Ndihmon edhe fakti që të bëni shaka në llogari tuajën apo veten ta kritikoni kur të qetësohet situata. Në fund kur të bisedoni thoni: unë jam pak më ndryshe, kam ndoshta shije të çuditshme, por kjo më përgjigjet. Me këtë partnerin do ta ngushëlloni dhe do ti jepni shpresë.