E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbi një milion e 800 mijë qytetarë do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni të caktuara për 22 mars të këtij viti, ndërsa shqyrtimi do të mund të bëhet krahas mënyrës së drejtpërdrejt edhe përmes internetit dhe SMS mesazheve, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
36 pėrqind e votuesve jetojnė pėrkohėsishtė jashtė Maqedonisė













SHQYRTIM PËRMES INTERNETIT DHE SMS-IT



Pas pastrimit të evidencës, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se në Listën unike zgjedhore janë regjistruar një milion e 800 mijë votues. Sipas Ministrisë së Drejtësisë prej numrit të përgjithshëm të votuesve me punë dhe qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme janë mbi 60 mijë zgjedhës

Halit Ajdini

Mbi një milion e 800 mijë qytetarë do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Maqedoni të caktuara për 22 mars të këtij viti, ndërsa shqyrtimi do të mund të bëhet krahas mënyrës së drejtpërdrejt edhe përmes internetit dhe SMS mesazheve, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Pas pastrimit të evidencës, Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar se në Listën unike zgjedhore janë regjistruar mbi një milion e 800 mijë votues. Sipas Ministrise së Drejtësisë prej numrit të përgjithshëm të votuesve me punë dhe qëndrim të përkohshëm në botën e jashtme janë mbi 60 mijë zgjedhës.

Qytetarët do të mund të bëjnë shqyrtim personal në Listën unike. Shqyrtim në listën zgjedhore do të mund të bëhet në 34 departamentet rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe 237 zyret lokale të sistemuara nëpër vendbanime.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me asociacionin qytetar "Most" (Urë) dhe Telekomunikimet e Maqedonisë me qëllim të shqyrtimit më të lehtë të qytetarëve në këtë listë, vendosin dy projekte të reja të quajtura "Listë zgjedhore në internet" dhe "Kontrollo veten në listën zgjedhore".

Projekti i hartuar nga asociacioni "Most" u mundëson qytetarëve që të kontrollojnë se ku do të votojnë përmes internetit, në faqen -www.izbirackispisok.gov.mk , ku me vendosjen e emrit, mbiemrit dhe numrit të amzës do të mund të kontrollojnë nëse gjenden në listën dhe në cilin vend votojnë.

Qëllimi i projektit është sigurimi i qasjes së lehtë deri te të dhënat, ndërsa internet faqja do të promovohet përmes fushatës adekuate.

Lidhur me projektin e dytë, të hartuar nga Telekomunikimet e Maqedonisë, qytetarët do të kenë rastin që përmes lajmërimit në telefonin fiks të ndërlidhen me operator, i cili pas tregimit të numrit të tyre të amzës do t`u japë informata se në cilën njësi zgjedhore do të votojnë dhe nëse janë në listë.

Është paraparë, informim përmes dërgimit të SMS porosive në dy operatorët celularë, , në të cilët përmes SMS mesazhit qytetarët e shkruajnë numrin e amzës, pas çka i fitojnë të dhënat adekuate.
Ministria e Drejtësisë pas afatit të verifikimit të listave zgjedhore do të bëjë publike të dhënat e listave përfundimtare të zgjedhjeve.

Publikuar: 02.02.2009 | 16:16
Lexuar: 529 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime