Me mbledhjen e Konferencës Ndëruniversitare udhëhoqi Rektori i USHT-së, prof. dr Agron Reka, i cili njëherësh është edhe kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë. Duke e shpallur të hapur këtë mbledhje, rektori, prof. dr. Agron Reka, theksoi se këto takime mes udhëheqësve të institucioneve të arsimit të lartë, përveç anës protokollare kanë edhe rëndësi të madhe për shkak të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve
Konferenca ndëruniversitare e Republikës së Maqedonisë, në të cilën bëjnë pjesë të gjitha universitetet publike dhe private, të cilët janë të akredituar, më 24.08.2010, në Vrutok të Gostivarit e mbajti mbledhjen e tretë me radhë, në të cilën u sollën disa vendime mjaft të rëndësishme, si dhe konkluzione të cilat do të ndihmojnë në funksionimin sa më të suksesshëm të këtyre universiteteve në të ardhmen.
Me mbledhjen e Konferencës Ndëruniversitare udhëhoqi Rektori i USHT-së, prof. dr Agron Reka, i cili njëherësh është edhe kryetar i Konferencës Ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë. Duke e shpallur të hapur këtë mbledhje, rektori, prof. dr. Agron Reka, theksoi se këto takime mes udhëheqësve të institucioneve të arsimit të lartë, përveç anës protokollare kanë edhe rëndësi të madhe për shkak të komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve.

"Kjo mbledhje ka një rëndësi të madhe edhe për vetë faktin se në një tryezë ulemi së bashku për të shtruar edhe çështje të tjera në lidhje me zhvillimin e procesit arsimor, reformave në sferën e arsimit të lartë, proceseve integruese dhe shumë çështje të kësaj natyre, të cilat na preokupojnë të gjithë neve, institucionet tona që drejtojmë dhe shoqërinë tonë, e cila aktualisht ka më shumë nevojë se kurrë për zhvillime pozitive në sferën e arsimit, si një nga veprimtaritë e cila u prin të gjitha proceseve pozitive shoqërore dhe progresit të përgjithshëm, theksoi në fjalën e tij, rektori i USHT-së, prof. dr. Agron Reka, njëherësh edhe kryetar i Konferencës ndëruniversitare të Republikës së Maqedonisë.
Në mbledhjen e Konferencës ndëruniversitare, që u mbajt në Vrutok, u miratua Rregullorja e Konferencës ndëruniversitare, me të cilën janë përcaktuar përbërja e kësaj Konference, organizimi i brendshëm, kompetencat, vendimmarrja, mënyra dhe procedura e zgjedhjes së anëtarëve dhe grupeve të punës.
Në Konferencë janë ngritur çështjet aktuale që kanë të bëjnë me aplikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për arsimin e lartë dhe sfidat e universiteteve publike, pas 15 shtatorit të këtij viti, në drejtim të zbatimit të ndryshimeve ligjore të lartpërmendura.
Me theks të veçantë për ndikimet e këtyre ndryshimeve ligjore që lidhen kryesisht me stafin e bashkëpunëtorëve në universitete, të cilëve u është caktuar afat ligjor për kryerjen e studimeve të ciklit të tretë, studimeve të doktoratës. Më pas është diskutuar edhe për organizimin mësimit klinik dhe praktik, si dhe akreditimin e ciklit të tretë dhe çështje të tjera.
Të gjithë pjesëmarrësit në fund u pajtuan që këto ndryshime dhe reforma që lidhen me arsimin e lartë të kryhen me marrëveshje dhe koordinim me organet kompetente, siç është Ministria e Arsimit dhe Shkencës.