E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bushati ka grumbulluar kryesisht lojtarë nga kampionati shqiptar i futbollit, ndërsa vetëm Hamels Hoxha, që luan në Portugali tek Nacional Madeira dhe Bekim Bala, që luan në Turqi tek Gençerbiligi, aktivizohen jashtë Shqipërisë.
Kombëtarja U-21, Bushati shpall listën anti-Azerbajxhan








Gjergji Mima

- Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit U-21, Artan Bushati, shpalli sot emrat e 22 futbollistëve që do të grumbullohen për takimin e 4 shtatorit ndaj Azerbajxhanit, e vlefshme për grupin e 10 të eliminatoreve të kampionatit evropian 2011.

Bushati ka grumbulluar kryesisht lojtarë nga kampionati shqiptar i futbollit, ndërsa vetëm Hamels Hoxha, që luan në Portugali tek Nacional Madeira dhe Bekim Bala, që luan në Turqi tek Gençerbiligi, aktivizohen jashtë Shqipërisë.

Shqipëria U-21 renditet e parafundit në grupin 10-të me 4 pikë, ndërsa Azerbajxhani është i fundit me 1 pikë. Fitoren e vetme në këto eliminatore ekipi shqiptar e ka arritur pikërisht ndaj Azerbajxhanit, 1-0, shtatorin e kaluar, falë autogolit të Guliev.
- Lista e lojtarëve për ndeshjen ndaj Azerbajxhani

Portierë
Shpëtim Moçka Flamurtari
Stivi Frashëri Bylis

Mbrojtës
Roland Peqini Dinamo
Klodjan Semina Vllaznia
Arsen Sykaj Vllaznia
Olsi Gocaj Vllaznia
Hamels Hoxha Nacional de Madeira (Portugali)
Alis Baci Vllaznia
Rustem Hoxha Teuta
Alban Çaushaj Flamurtari
Mesfushorë
Sabien Lilaj Tirana
Orges Gava Ebasani
Asion Daja Dinamo
Sokol Cikalleshi Besa
Orjon Xhemalaj Teuta
Haris Dalipi Vllaznia
Armando Vajushi Vllaznia
Sulmues
Bekim Bala Gençebirligi ( Turqi )
Vasil Shkurtaj Panionios
Ardit Shehaj Flamurtari
Odise Roshi Flamurtari
Bledar Marashi Laçi

Publikuar: 25.08.2010 | 19:47
Lexuar: 3027 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime