E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Promovimi i këngës dhe video spotit për këngën “Një shekull dashuri” të kënduar nga Ardian Gaxha, Leonora Poloska, Selami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma. Promovimi bëhet me prezencën e të gjithë këngëtarëve në Caffe Exclusive, Sheshi Skënderbeu, Çarshia e Vjetër, Shkup
Shkupi-Tirana-Prishtina: Nderime pėr bamirėsen shqiptare










25 gusht për Nënë Terezën

Me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Nënë Terezës sot do të mbahet akademi solemne në kujtesë të humanistes së madhe dhe fitueses së çmimit Nobël për paqe.

Do të hapet edhe ekspozita e "100 portrete të "Nëna Terezë" nga piktori Miftar Memeti, ndërsa do të mbahet edhe sogjim ditëlindjeje.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për nesër paralajamëroi seancë solemne me rastin e shënimit të njëqind vjetorit nga lindja, por do të ndahet edhe çmimi shtetëror "Nëna Terezë".

Në kuadër të shënimit do të promovohet monografia "Të jeni të bekuar, lutje dhe porosi" të Stojan Trençevski, ndërsa mes 100 aksioneve dhe manifestimeve do të pasqyrohet edhe filmi dokumentar "Sipas rrugëve të "Nënë Terezës".

Në ditëlindjen e Nënë Terezës në Shkup

Në hapësirën galerike të Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, nesërmbrëma do të hapet ekspozita e fotografive "Nëna Terezë - Nëna e të varfërve" nga artisti kroat Zvonimir Atletiq.

Ekspozita përmban 44 fotografi, kushtuar Nënës Terezë dhe punës së saj humanitare, të cilat e shfaqin në një mënyrë spontane dhe të drejtpërdrejtë, në kryerjen e obligimeve të përditshme dhe gjatë udhëtimeve të saja në Kroaci. Ekspozita është pjesë e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2010, i financuar nga Ministria e Kulturës.

Drejtoresha e Shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, Renata Kutera Zdravkovska në konferencën e sotme për shtyp tha se ekspozita është ngjarje qendrore në shënimin e 100-vjetorit nga lindja e Nënës Terezë dhe paralajmëroi se së shpejti do të realizohen më shumë projekte, përkthim dhe botim i librit për Nënën Terezë nga Leo Masburg, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Nënës Terezë, i cili shtatë vite i ka ndihmuar në punën misionare. Libri veçmë është botuar në Gjermani.

"Morëm lëshime të të drejtave autoriale për versionin shqip dhe maqedonisht", tha Kutera Zdravkovska dhe paralajmëroi se me siguri promovimi i librit do të mbahet në përvjetorin nga beatifikimi i Nënës Terezë ose më 11 tetor të këtij viti.

Ajo paralajmëroi se më 5 shtator, në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë do të promovohet pulla postare, e shtypur në bashkëpunim me "Postat e Maqedonisë" dhe postat nga Shqipëria dhe Kosovës.

Marina Spirova, kustos në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë tha se përgatitjet për kremtimin e ditëlindjes së humanistes dhe nobelistes për paqe Gonxhe Bojaxhiu kanë filluar vitin e kaluar në Kalkutë, në ditëlindjen e saj të 99-të, ndërsa Maqedonia përmes këtij muzeu është inkuadruar në shënimin.

Ajo informoi se vizitorët do të mund t'i shohin fotografitë çdo ditë deri më 19 shtator, Hyrja në ekspozitë është falas. Për shkak të interesimit të madh për vizitë të Shtëpisë përkujtimore, siç shpjegoi, një pjesë e fotografive do të rriten dhe vendosen në vend të hapur, rreth bunarit.

Zvonimir Atletiq, i cili ka bërë rreth 100 fotografi nga Nëna Terezë, e përshkruajti si grua e imët, me energji dhe memorie të madhe, e cila ka ditur se si të veprojë me njerëzit dhe se si t'i drejtoj. Në fillim, siç tha Atletiq, Nënë Tereza nuk ka lejuar ta fotografojnë, por më vonë këtë e ka lejuar.

Me rastin e 100 vjetorit nga lindja e Nënës Terezë, sonte në Shtëpinë e ARM-së do të mbahet akademi solemne në përkujtim të humanistes së madhe dhe nobelistes për paqe. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të hapet ekspozitë "Njëqind portrete të Nënës Terezë" nga piktori Miftar Memeti.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për nesër paralajmëroi seancë solemne me rastin e shënimin të 100-vjetorit nga lindja e humanistes së madhe, ndërsa do të ndahet edhe çmimi shtetëror "Nëna Terezë".

Në kuadër të shënimit do të promovohet monografia "Jeni të bekuar, lutje dhe mesazhe" të Stojan Trençevskit, ndërsa midis 100 aksioneve dhe manifestimeve do të shfaqet edhe filmi dokumentar "Nëpër rrugët e Nënës Terezë".

Zgjohu

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nobelistes shqiptare nga Shkupi Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka nderin të ftojë përfaqësuesit e mediave si dhe qytetarët që të bashkangjitën në aktivitetet tona të enjten më 26 gusht 2010, për të shënuar këtë date të rëndësishme kujtimi për bijën më të madhe të kombit shqiptar.
Levizja Qytetare Zgjohu

Ora 10:00 – Shpalosja e pllakës me emrin e ri të Spitalit Gjinekologjik në Çair. Spitali do të riemërtohet në Nënë Tereza

Ora 11:00 – Vendosja e luleve të freskëta pranë pllakës së shtëpisë së lindjes së Nënës Terezë në sheshin e Shkupit, përballë City Plaza

Ora 21:30: Promovimi i këngës dhe video spotit për këngën “Një shekull dashuri” të kënduar nga Ardian Gaxha, Leonora Poloska, Selami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma. Promovimi bëhet me prezencën e të gjithë këngëtarëve në Caffe Exclusive, Sheshi Skënderbeu, Çarshia e Vjetër, Shkup

Aktivitet të shumta në Tiranë

- Aktivitet të shumta në Tiranë do të shoqërojnë nesër ditën e 100-vjetorit të lindjes së bamirëses dhe nobelistes shqiptare me famë në të gjithë botën, Nënë Tereza.

Nën kujdesin e veçantë të themelueses dhe presidentes të Fondacionit "Nënë Tereza", znj. Liri Berisha do të prezantohet në orën 13:30 në hotel "Sheraton" projekti i memorialit "Nënë Tereza".

Ndërkohë, tek Muzeu Historik Kombëtar do të çelet ekspozita me foto dhe objekte të Nënë Terezës, kushtuar jetës dhe veprës së Saj.
Teatri i Operas dhe Baletit do të shfaqë në orën 18:30 koncertin Jubilar "Rruga e Jetës Time" kushtuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës.

Gjithashtu në orën 20:00, në ambjentet e "Tajvanit" dhe pas Muzeut Histoik kombëtar do të shfaqen filmat dokumentar kushtuar "Nënë Terezës". Ndërsa në orën 20:00 përpara Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet koncerti i grupit "Souland Enterpaiment".

Aktivitete do të ketë edhe në qytetin Shkodrës ku në orën 10:00 tek Katedralja e Lumës "Nënë Tereza" në Vaun e Dejës do të kremtohet, nën kujdesin e Konferencës së Ipeshkopëve të Shqipërisë, mesha e Shenjtë për kujtimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.

Angje Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, u lind në Shkup, në 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptare. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.

Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo. ndaj në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri dhe nga "Motra Agnes" bëhet atëhere "Nënë Tereza", për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve.

Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.

"Shenjtore e të varfërve", Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën.

Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.

Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.

Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall "E Lumturuar" nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj

Publikuar: 25.08.2010 | 20:13
Lexuar: 722 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime