E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke vlerësuar konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës si prioritet të politikës së jashtme të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare, Meta tha se "njohjet e reja ndërkombëtare vijuan edhe gjatë këtij viti, pavarësisht se çështja ishte në GJND për shqyrtim".
Meta: Serbia e Kosova tė nisin dialog konstruktiv pėr perspektivėn europiane










A.Gegvataj

- "Me Serbinë ndajmë qëndrime të ndryshem për çështjen e Kosovës, e cila për ne përfaqëson një realitet të pakthyeshëm, që është në të njëjtën linjë me faktorët ndërkombëtarë", deklaroi sot, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta gjatë Konferencës vjetore të Ambasadorëve shqiptarë në botë.

Duke vlerësuar konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës si prioritet të politikës së jashtme të qeverisë dhe diplomacisë shqiptare, Meta tha se "njohjet e reja ndërkombëtare vijuan edhe gjatë këtij viti, pavarësisht se çështja ishte në GJND për shqyrtim".

Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se "mes Serbisë dhe Kosovës duhet të fillojë një dialog konstruktiv e paparagjykime për të gjitha çështjet me karakter praktik, që i shërbejnë përmirësimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve pa dallim etnik, perspektiva e të cilëve duhet të jetë vetëm ajo europiane".

Duke pohuar se Shqipëria nuk ka në plan të paraqesë në mënyrë të njëanshme rezolutë për Kosovën, Meta tha se "rikonfirmoj qëndrimin tonë të qartë se jemi në unison të plotë me përpjeket e SHBA-së, BE-së dhe aktorëve të tjerë që kërkojnë një rezolutë të mirëkonsultuar, e cila nuk rizgjon konflikte në rajonin tonë por konsolidon më tej paqen dhe procest integruese".

"Shprehim keqardhje që Serbia, pas shpalljes së opinionit këshillimor të GJND-së në mënyrë të njëanshmë, ka paraqitur një projekt-rezolutë në OKB dhe që për ne përbën një hap të gabuar dhe të nxituar".

Numri dy i qeverisë vuri në dukje faktin se, Shqipëria ka ndjekur me kurajo një politikë të hapur dhe pa paragjykime ndaj Serbisë duke e vlerësuar si një partnere të rëndësishme për paqen dhe stabilitetibn në rajoni tonë edhe për mbarëvajtjen e proceseve të përbashkëta integruese.

"Proriteti ynë ka qënë dhe mbetet gjithpërfshirja në gjitha forumet dhe procest rajonalë të shetit të ri të Kosovës pasi bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa pjesmarrjen e të gjithëve", u shpreh Meta.

Në vijim të mbështetjes së Shqipërisë për shtetin kosovar, ai përmëndi edhe faktin se Qeveria shqiptare dhe vetë Kryeministri Berisha, kanë qënë dhe janë të angazhuar për të financuar projekte sociale për integrimin më të mirë të komunitet serb në Kosovë.

Në përfundim, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta shprehu bindjen se "në themel të një Kosove europiane, qëndron në radhë të parë, bashkëjetesa ndëretnike dhe integrimi më i mirë i minoritet serb atje"

Publikuar: 25.08.2010 | 20:22
Lexuar: 318 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime